Kursi baze i Nenoficerit
Nga N/toger Parid BLETA
Starton Kursi i 26-të Bazë i Nënoficerit në Akademinë “Thomson”
Ka disa ditë që në Akademinë e Nënoficerave “Tomson” ka filluar kursi Bazë i nënoficerit. Më parë se të fillonte kursi ishin 73 kandidatë të cilët sipas rregullave të arsimim-kualifikimit ju nënshtruan testimit për tu pranuar. Sikurse është edhe i njohur testimi për tu pranuar në këtë kurs konsiston në, përcaktimin e nivelit të aftësive fizike dhe më pas ato profesionale.
LAJMERIM
LAJMËRIM
DITËN E HËNË DATË 06.02.2012 ORA 11:00 NË AMBIENTET E KDS-SE, PRANË MEMORIALIT TË TË RËNËVE TË DËSHMORËVE USHTARAK NË STËRVITJEN E FEKENIT, DO TË ZHVILLOHEN CEREMONIA PËRKUJTIMORE NË NDER TË TYRE. KANË NDERIN TË BASHKOHEN NË KËTË CEREMONI FAMILJARË, TË AFËRM DHE TË GJITHË TË INTERESUARIT.
Për më tepër kontaktoni:
Dega e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në KDS,
Tel. zyrë 1009
Cel. 0674079354
KDS: Promovohen botimet e vitit 2011
Nga Nënkolonel Kasem SALIASI
Promovimi i botimeve të bëra në KDS, gjatë vitit 2011, mblodhi në sallën e Auditoriumit të kësaj komande, dhejtra autorë dhe dashamirës të librit. Merrte pjesë në këtë veprimtari Zëvendësministrja e Mbrojtjes Dr. Zana Xhuka, gjeneralë të FA, drejtues institucionesh dhe departamentesh, profesorë pedagogë, kursantë dhe dashamirës të tjerë të librit.
Ky aktivitet i organizuar dhe zhvilluar nga dega e BCU-së të kësaj komande, si vazhdim i aktiviteteve të shumta të organizuara prej saj gjatë këtij viti, hodhi më së miri dritë mbi botimet e kryera gatë këtij viti në KDS.
Zhvillohet analiza e punës një vjeçare
KDS: Zhvillohet analiza e punës një vjeçare
Duke analizuar të shkuarën le të ndërtojmë më mirë të ardhmen
Merr pjesë zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Zyber Dushku
Ky ishte lejtmotivi që përcolli analiza e punës një vjeçare në Komandën e Doktrinave dhe të Stërvitjes. Në këtë analizë e cila u zhvillua këto ditë në KDS, mori pjesë Gjeneral Brigade Zyber Dushku, zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, kolonel Nexhbedin Shehu drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit e Kualifikimit të Personelit në MM, komandantët e institucioneve, qendrave dhe shefat në shtabin e KDS-së. Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Agim Lala, pasi falenderoi përfaqësuesit e ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm, fillimisht ja la fjalën shefit të shtabit të KDS-së kolonel Dedë Prenga i cili bëri një ekspoze të detyrave kryesore të realizuara si dhe arritjet kryesore në harkun kohor të një viti.
Fillimisht ai bëri një vlerësim të punës profesionale dhe kualitative të shtabit të KDS-së...
Efikas dhe të përkushtuar në detyrë
Përvojë nga dega e Personelit në KDS
Në paragrafin e fundit të pjesës së parë të kryeveprës së tij “Mbi Luftën”, strategu i famshëm Klauzeviç, për personelin ushtarak jep këtë definicion: “Të kenë gjithë pasionin e duhur, gjithë vullnetin e duhur, pa marrë parasysh asnjë limit kohor, asnjë vështirësi dhe asnjë autoritet për të plotësuar detyrën e tyre funksionale”. Janë pikërisht...
Page 1 of 3

