Qëndra e Studimeve për Paqen dhe Zgjidhjen e Konflikteve në Austri, vizitë njohëse në KDS

19 Gusht 2014. Në kuadër të udhëtimit të 5-të studiues në Ballkan, Grupi Udhëtues I OKB (Liga e Kolegëve ushtarakë të Austrisë së Sipërme si dhe i Qëndrës së Studimeve për Paqen dhe Zgjidhjen e Konflikteve në Austri), në kuadër të vizitës në Shqipëri, zhvilloi dhe një vizitë njohëse një ditore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me kontributin e FARSH për Sigurinë Ndërkombëtare, si dhe performanca e ushtarakëve të vendit tonë.

Drejtori i Akademisë së Paqes, zoti Rozenitis, i cili kryesonte grupin prej rreth 25 vetësh, nw cilwsinw dhe tw presidentit tw kwsaj lige, u prit në një takim kortezie nga Shefi i Shtabit i KDS Kolonel Riza Zaja. Në takimin e zhvilluar me këtë rast mori pjesë dhe Komandanti/Rektori i AFA Prof.As. Dr. Kolonel Agim Sula. Kolonel Zaja, pasi falënderoi për vizitën në Komandën e Doktrinës së Stërvitjes, e njohu zotin Rozenitis në vija të përgjithshme me performancën e KDS,si institucioni kryesor e përgjegjës për fushën e arsimimit ushtarak, për të gjithë personelin oficer, n/oficer e ushtar profesionist të FARSH.

 Më pas, takimi vijoi në sallën e mbledhjeve të KDS, ku përfaqësuesit e Qëndrës së Studimeve për Paqen austriake, u njohën me një prezantim gjithpërfshirës në lidhje me Kontributin e Shqipërisë dhe FARSH në misionet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes e sigurisë globale, i mbajtur nga N/kolonel Flamur Melani, oficer shtabi i J3/7 në SHP; një prezantim mbi misionin dhe detyrat që kryen KDS si dhe funksionimi i sistemit arsimor ushtarak, mbajtur nga N/kolonele Alda Sula, Shefe e G-9 në KDS; si dhe një prezantim mbi KLSM( Kursi i Lartë i Sigurisë e Mbrojtjes), si kursi më i lartë institucional në fushën e edukimit ushtarak, mbajtur nga N/kolonel Ardian Lulaj, shef i Grupit të Studimeve Strategjike në AFA.

Prezantimet ngjallën mjaft interes për pjesëmarrësit, duke ui bërë më të larmishme me pyetjet dhe interesimin e tyre në fusha e cështje të ndryshme të dala nga prezantimet.

Profesor doktor në filozofi, zoti Guther Rozenitis, drejtori dhe presidenti i ligës së ushtarakëve të Austrisë së Sipërme, u shpreh mjaft i impresionuar, duke shtuar se kontributi i FARSH për sigurinë ndërkombëtare është i jashtzakonshëm dhe mund të klasifikohet si shëmbull edhe për Austrinë.

Vizita njëditore e Grupit Udhëtues austriak i Ligës së Ushtarakëve të Austrisë së Sipërme, u mbyll me një vizitë kulturore në Muzeun e FA si dhe me realizimin e një fotoje të përbashkët.