Misioni dhe Detyrat e Muzeut të FA
“Evidentimi, grumbullimi, seleksionimi dhe vënia në dispozicion për grupet e interesuara të vlerave edukative të trashëgimnisë ushtarake të Forcave të Armatosura”.
Inderuar lexues !
Ngritja e Muzeut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është dëshirë e kaherëshme të shumë brezave të ushtarakëve shqiptarë. Muzeu i FA-se është një institucion i domosdoshëm i historisë, identitetit, personalitetit dhe i kujtesës së Forcave të Armatosura Shqiptare në afro 100 vjet të krijimit, përgjatë gjithë gjurmës së ecurisë dhe të zhvillimit të tyre. Ky institucion i munguar, është një tempull i kujtesës, i krenarisë dhe i edukimit, jo vetëm të brezave të sotëm e të ardhshëm të ushtarakëve, por edhe të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë dhe në diasporë.
Ngritja e këtij institucioni të rëndësishëm, me vlera ushtarake, të FA -ve shqiptare, do të sjellë edhe shumë vlera historike, kulturore, njohëse dhe përfitime të shumta edhe për vet vendin dhe veçanërisht, për kryeqytetin tonë, duke e pasuruar hartën e guides për vizitorë vendas dhe të huaj. Ai do të shërbenë jo thjesht si një institucion i konservimit të historisë, por dhe si një institucion i rëndësishëm i edukimit të brezave të rinj të ushtarakëve dhe të qytetarëve të këtij vendi me vlerat më të mira të trashëguara nga kombi ynë gjate historisë së tij edhe në fushën ushtarake.
Është koha për të bërë realitet një ëndërr të vjetër e cila, në thelb, përbën një sfidë dhe, njëherësh edhe një detyrë para ushtarakëve shqiptarë të të gjitha brezave.
 copy.jpg)
