Departamenti i Strategjisë dhe Historisë
Misioni:
Arsimimi dhe kualifikimi i oficerëve me konceptet themelore të njohjes dhe të analizës së sfondit politik, gjeopolitik dhe ushtarak.
Detyrat:
• Të zhvillojë koncepte koherente të Sigurisë e Mbrojtjes së vendit.
• Të zhvillojë aftësitë për të përcaktuar prirjet themelore të evoluimit të çështjeve të sigurisë në nivel rajonal e me gjërë.
• Të japë njohuri për aftësi drejtuese politiko-ushtarake, sidomos në kushtet aktuale të vendit tonë.
• Të japë njohuri lidhur me konceptet bashkëkohore për domosdoshmërinë, misionet dhe funksionimin e FA në sistemin demokratik.
• Të hartojë dhe zhvillojë programet mësimore.
• Të analizojë problemet historike dhe të nxjerrë mësime prej tyre.
• Të realizojë kualifikimin pasuniversitar në fushën e Sigurisë dhe të Historisë.
Struktura:
Veprimtaritë kryesore mësimore të Departamentit të Strategjisë dhe Historisë:
-Hyrje në Strategji dhe Histori
-Histori ushtarake
-Strategjia e sigurisë dhe teoritë kryesore të saj
-Strategjia e sigurisë e RSH dhe gjeopolitika rajonale
-Institucionet e sigurise Evropiane
-Strategjia, lufta dhe sistemi ndërkombëtar
-Natyra e luftës dhe strategjia
-Teoritë e luftës dhe strategjia
-Mjedisi i sigurisë dhe proceset e Sigurisë Kombëtare
-Sfidat aktuale të sigurisë dhe Strategjia e Sigurimit Kombëtar
Pedagogët:
Nënkolonel M.A. Ismet Myftari
Gjeneral (R) Prof. D. Ruzhdi Gjatoja
Kolonel (R) Selim Shiroka
Nënkolonel Dr. Bernard Zotaj
Kapiten M.A. Marenglen Kasmi
Kolonel (R) Prof. Dr. Pajtim Ribaj
SEKSIONI I STRATEGJISË
Misioni:
Arsimimi, kualifikimi dhe njohja e koncepteve themelore të strategjisë ushtarake, si dhe bërja e analizës politike, gjeopolitike dhe ushtarake.
Detyrat:
• Të zhvillojë koncepte bashkëkohore për strategjinë.
• Të përgatisë, përzgjedhë, analizojë, redaktojë dhe realizojë botimin e materialeve strategjike më vlerë për FA.
• Të japë njohuri në fushën e strategjisë ushtarake, tek oficerët dhe të nxjerrë përfundime për kushtet aktuale të vendit tonë.
• Të forcojë lidhjet dhe bashkëpunimin me sektorin e botimeve dhe shtypin ushtarak në MM dhe institucione të tjera botuese në vend.
• Të ngjallë frymën e debatit konstruktiv, të lirë dhe mirëkuptim për problemet e Strategjisë.
• Të hartojë dhe zhvillojë programet mesimore.
Struktura:
SEKSIONI I HISTORISË
Misioni:
Zhvillon e përpunon kontributin e shkencës së historisë ushtarake në integrim të plotë me fushën e mbrojtjes në FA për të rritur vlerat e historisë ushtarake në shoqërinë demokratike si edhe në arsimimin dhe kualifikimin e oficerëve.
Detyrat:
• Të formojë koncepte bashkëkohore për historinë e vendit.
• Të përzgjedhë, analizojë, redaktojë dhe realizojë botimin e materialeve historike më vlerë për FA, si monografi, albume, skica, dokumente dhe fjalorë ushtarakë e historikë etj.
• Të japë njohuri në fushën e historisë ushtarake.
• Të përgatisë dhe botojë materiale historike, libra, dispenca në bashkëpunim të ngushtë me njësitë studimore të vendit dhe të huaja, si dhe zgjeron rrethin e bashkëpunëtorëve.
• Të forcojë lidhjet dhe bashkëpunimin me sektorin e botimeve dhe shtypin ushtarak në MM dhe institucione të tjera botuese në vend.
• Të ngjallë frymën e debatit konstruktiv dhe të lirë.
• Të hartojë dhe zhvillojë programet mesimore.
• Të analizojë problemet historike dhe të nxjerrë mësime prej tyre.
• Të realizojë kualifikime pasuniversitare në fushën e historisë.
Struktura:
 copy.jpg)
