Departamenti i Udheheqjes Ushtarake

MISIONI

Kualifikimi i drejtuesve ushtarakë të të gjitha niveleve me konceptet themelore të drejtimit në përgjithësi e të udhëheqjes ushtarake në veçanti, njohja dhe zbatimi i metodave të reja didaktike dhe përgatitja e manualeve, udhëzimeve dhe materialeve të tjera në interes të FA.

DETYRAT
•    Harton e përpunon planet e programet mësimore për drejtimin, udhëheqjen udhtarake dhe didaktikën në përputhje me veçoritë e çdo kursi.
•    Organizon e zhvillon mësimin me nivel të lartë e cilësor në bazë të kërkesave të programeve mësimore.
•    Përgatit, diskuton e miraton të gjitha materialet mësimore për zhvillimin normal të mësimit sipas programeve mësimore.
•    Planifikon dhe ndihmon në kualifikimin pedagogjik e shkencor të pedagogëve.
•    Organizon e realizon studime në fushën që mbulon sipas planeve një e shumëvjeçare të veprimtarisë studimore shkencore.
•    Diskuton dhe jep rekomandime për temat studimore.
•    Bën ndryshimet e plotësimet e nevojshme në planet e programet mësimore sipas kërkesave të kohës dhe detyrave të shtruara.
•    Ndjek në vazhdimësi informacionin shkencor bashkëkohor dhe e pasqyron atë në procesin mësimor.
•    Krijon e pasuron vijimisht bazën mësimore didaktike të nevojshme për zhvillimin me cilësi të mësimit.

Organigrama e Departamentit të Udhëheqjes Ushtarake








Veprimtaritë kryesore mësimore të Departamentit të Udhëheqjes Ushtarake përfshijnë:
-    Koncepti themelor mbi drejtimin.
-    Menaxhimi i kohës dhe i vetvetes.
-    Drejtimi i njerëzve nën ngarkesë
-    Puna me median.
-    Parimet e punës në grup (shtab).
-    Udhëheqja Strategjike dhe profesioni i ushtarakut
-    Klima e Komandimit.
-    Zhvillimi i Forcës