Seksioni i LFP
SEKTORI I ARSIMIM-PLANIZIM-ADMINISTRATES
Është sektori kryesor përgjegjës për arsimimin, planëzimin dhe administratën.
Ka në strukturën e tij specialistin e planëzimit, specialistin e personel/ administratës.
Përgjigjet për hartimin e planeve dhe programeve mësimore, përgatitjen dhe ndjekjen e urdhrave dhe udhëzimeve të karakterit operacionale e administrativ, ndjekjen dhe zbatimin e kritereve të arsimimit dhe kualifikimit të kuadrove dhe kursantëve, përgatitjen dhe ndjekjen e programimit logjistik si dhe detajon nevojat për çdo sektor te Akademisë.
SEKTORI I LENDEVE TE FORMIMIT TE PERGJITHSHEM.
Është sektori përgjegjës për arsimimin, kualifikimin dhe përgatitjen në lëndët e formimit te përgjithshëm intelektual të kursantëve. Ka në strukturën e tij pedagogun e metodik-didaktikës, pedagogun e përgatitjes fizike. Shefi i këtij sektori njëkohësisht është dhe pedagog.
KURSET MESIMORE
Përgjigjen për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi, të rregulloreve të FA, Rregullores së Jetës së Brendshme të Akademisë, urdhrave dhe udhëzimeve që jepen nga eprori, për zbatimin në praktikë të programit mësimor të përgatitur nga Akademia në arritjen e standardeve, normave dhe kërkesave që rrjedhin nga misioni i Akademisë.
KONCEPTI I ARSIMIMIT NE ANO.
Koncepti i arsimimit në ANO ka për qëllim zhvillimin e elementëve themelore formues të personalitetit të nënoficerit, duke krijuar hapësira e kapacitete intelektuale të nevojshme për të marrë e kërkuar përgjegjësi, si për vetëzhvillimin e kompletimin e karrierës, ashtu edhe për përmbushjen e standardeve përkatëse të funksionit organik në FA.
Arsimimi i nënoficerit është i ndarë në dy gruplëndë:
1. Gruplëndët e formimit të përgjithshëm, që zhvillohen vetëm në ANO
2. Gruplëndët e formimit profesional, ekspertiza e të cilave zhvillohet në ANO dhe specialitetet në Shkollën e Trupës.
 copy.jpg)
