Kurset në Akademine e Mbrojtjes
Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, si institucioni më i lartë i arsimit ushtarak në Shqipëri, ka për qëllim të përgatisë oficerë të përzgjedhur të karrierës për pozicionet kyçe të komandim - drejtimit në nivele të ndryshme operacionale, në shtabet e komponentëve të forcës, në shtabe të bashkuara, si dhe në mjedise shumëkombëshe të organizmave ndërkombëtare. Ajo realizon kualifikimin individual pasuniversitar për një karrierë të suksesshme nëpërmjet organizimit dhe zhvillimit të kurseve institucionale.
Objektivat e kurseve institucionale janë përcaktuar në përqasje me objektivat madhore të Forcave të Armatosura për të siguruar realizimin e misionit kushtetues dhe integrimin e plotë Euroatlantik.
Programet e arsimimit krijojnë mundësinë e kualifikimit edhe për personelin civil të strukturave shtetërore të Mbrojtjes dhe të Sigurisë me detyra ekuivalente me personelin oficer që përzgjidhet për të ndjekur kurset.
Programet e kurseve ofrojnë studime të nivelit “master” në fushat e Mbrojtjes dhe të Sigurisë për të gjithë kandidatët që përzgjidhen për Kursin e komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursin e Lartë të Oficerit, por që gjithashtu plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Akademia për këtë nivel studimi.
Akademia e Mbrojtjes ofrohen edhe programe afatshkurtra për trajnimin e personelit të FA për të kryer detyra në funksione të ndryshme në shtabet e NATO-s.
Akademia e Mbrojtjes, në përputhje me dokumentin “Politika e arsimimit dhe trajnimit individual të personelit të FA të RSH 2008 – 2010” realizon këto kurset si më poshtë:
1. Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit (KTHOSH).
Kohëzgjatja e kursit është tre muaj.
Kursi synon kualifikimin e oficerëve dhe specialistëve për nivelin taktik të komandimit e të drejtimit.
Programi i KTHOSH përforcon njohuritë e marra në kurset e mëparshme dhe njëkohësisht i arsimon pjesëmarrësit për të kryer detyra të ndryshme në nivel reparti, si dhe si specialistë shtabi në nivel njësie.
2. Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP).
Kohëzgjatja e kursit është një vit akademik.
Synimi i kursit është përgatitja e oficerëve të përzgjedhur të karrierës në pozicionet kyç të komandim - drejtimit të njësive kryesore, në shtabet e komponentëve të forcës, në shtabe të bashkuara, si dhe në mjedise JOINT e shumëkombëshe të organizmave ndërkombëtare.
Programi i KKSHP merr në konsideratë ambiciet e Akademisë së Mbrojtjes për të rritur e zhvilluar më tej nivelin e arsimimit ushtarak dhe për të krijuar kushtet për një përzgjedhje më të studiuar e të kualifikuar të oficerëve të karrierës për nivelet e larta të komandimit.
Ky kurs i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të aftësive të lidershipit për të vepruar në një mjedis me teknologji gjithmonë e më të përparuar.
Gjithashtu programi i kursit mbështetet në përvojën e mëparshme, në përvojën më të mirë të kurseve të këtij niveli në vendet e NATO-s, si dhe në mendimet e vlefshme të akademistëve dhe stafit akademik.
3. Kursi i Lartë i Oficerit (KLO).
Kohëzgjatja e kursit është një vit akademik.
Kursi ka për qëllim të përgatisë oficerë të përzgjedhur të karrierës në pozicionet kyçe të komandim - drejtimit të njësive kryesore, në shtabet e komponentëve të forcës, në shtabe të bashkuara, si dhe në mjedise JOINT e shumëkombëshe të organizmave ndërkombëtare.
AM, me Kursin e Lartë të Oficerit, synon të diplomojë udhëheqës ushtarakë e civilë që të jenë praktikantë efektivë të artit strategjik, njerëz që të jenë në gjendje të përcaktojnë, lidhin qartë e koordinojnë objektivat me mjetet në dispozicion. KLO kualifikon profesionistë për të vepruar në mjedise dhe për çështje JONIT, të aftë të mbijetojnë e të udhëheqin në situata komplekse. Akademistët në këtë kurs përgatiten në FA në vitet më produktive të jetës së tyre profesionale. Matësi i suksesit të KLO do të jenë kontributi cilësor dhe ndryshimet që do të sjellin diplomantët tanë gjatë karrierës së tyre të mëtejshme profesionale.
Programi i KLO merr në konsideratë ambiciet e Akademisë së Mbrojtjes për të rritur e zhvilluar më tej nivelin e arsimimit duke e përshtatur atë me kërkesat e ligjit për Arsimin e Lartë në RSH dhe duke e ngritur programin në nivelin e studimeve “master” në fushën Sigurisë.
4. Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM).
Kohëzgjatja e kursit është tre muaj.
Misioni: Ndërtimi i besimit dhe krijimi i një klime pozitive në strukturat civilo-ushtrarake midis vendeve të rajonit nëpërmjet programeve të integruara të arsimimit; promovimi i bashkëpunimit midis vendeve të rajonit dhe nismave, paqes dhe sigurisë si vlera themelorë në proçesin e integrimit në strukturat Euro-Atlantike; krijimi i mundësive në kërkimin e metodave të mësimit dhe përdorimit së bashku në afrimin e eksperiencave të ndryshme kulturore dhe profesionale të udhëheqësve të ardhshëm në rajon.
5. Kurse të tjera.
Synimi i këtyre kurseve është përgatitja afatshkurtër e specialistëve të fushave dhe shërbimeve të ndryshme (kryesisht G/J 1 – 6) sipas nevojave të FA. Në këto kurse përgatiten edhe oficerë dhe personel civil për të shërbyer në detyra të ndryshme në strukturat e NATO-s.
STRUKTURA
 copy.jpg)
