Departamentet në Shkollen e Trupës
Departamenti është strukturë bazë mesimore e Shkollës së Trupës. Ai është përgjegjës për kualifikimin e oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve profesionistë dhe civilëve të Forcave të Armatosura. Për problemet e përkatësisë së tij ai luan rolin kryesor këshillues të drejtuesit më të lartë të strukturës ku ndodhet. Kur departamenti mbulon disa fusha, ai mund të organizohet në dy a më shumë seksione. Në Shkollën e Trupës funksionojnë 4 departamente: Departamti Tokësorë, Departamenti Mbështetjes, Departamenti Detar dhe Departamenti Ajrorë.
Detyrat kryesore të departamentit janë:
• Të hartojë e të përpunojë dhe miratoje planet e programet mësimore për lëndët që mbulon në përputhje me objektin dhe veçoritë e çdo kursi që funksionon në Shkollës së Trupës, si dhe të japë ndihmesën e vet për integrimin e tyre në planet e programet mësimore të kurseve.
• Të bëjë ndryshimet e nevojshme në planet e programet mësimore sipas kërkesave të kohës dhe detyrave të shtruara.
• Të organizojë e të zhvillojë mësimet në lëndët që mbulon në përputhje me kërkesat e programeve mësimore dhe me nivel të lartë cilësor.
• Të përgatisë, të diskutojë e të miratojë të gjitha materialet mësimore që nevojiten për zhvillimin normal të mësimeve sipas programit mësimor të çdo kursi.
• Të planifikojë e të ndihmojë kualifikimin e vazhdueshëm pedagogjik të instruktoreve të departamentit, si dhe kualifikimin e tyre pasuniversitar.
• Të vendosë e të mbajë lidhje bashkëpunimi me organizmat mësimore e analoge brenda e jashtë vendit për përsosjen e vazhdueshme të procesit mësimor dhe për kualifikimin e instruktoreve të departmantit.
• Të diskutojë, të miratojë e të japë rekomandime për temat studimore të fushës që mbulon departamenti.
• Të ndjekë në vijimësi procesin mësimor.
• Të ndjekë në vijimësi e në mënyrë të organizuar veprimtaritë e njësive e reparteve të Forcave të Armatosura dhe ta pasqyrojë atë në procesin mësimor.
• Të krijojë e të pasurojë bazën materiale mësimore e didaktike të nevojshme për zhvillimin e mësimeve.
• Të përzgjedhë dhe propozojë për miratim Komandantit të SHT për personelin mësimdhënës të Depatamentit.
Shefi i Departamentit
• Shefi i Departamenitit është strukture monitoruese, kontrolluese, vlerësuese dhe përgjithësuese për strukturat e Departamentit .
• Shefi i Deparatamentit është pikë kontakti për të gjitha problemet që përfshin procesi i arsimimit dhe i stërvitjes ne Shkollën e Trupës.
• Varet nga Komadanti i Shkolles Trupes dhe i raporton atij.
SEKSIONI
Seksioni është strukturë bazë dhe e specializuar për elemente të veçanta të një fushe drejtimi. Ai mund të jetë brenda shtabit ose brenda departamentit. Në departament shefi i seksionit është pikë kontakti për të gjitha problemet që përfshin procesi i arsimimit dhe i stërvitjes që zhvillohet në në Shkollën e Trupës.Në shtab shefi i seksionit varet nga shefi i shtabit të SHT.
 copy.jpg)
