Dega e Simulimeve

I.  MISIONI I DEGËS SË SIMULIMEVE
Përgatit dhe harton programet pwr zhvillimin e stërvitjeve simuluese në funksion të përgatitjes të shtabeve tw njwsive dhe reparteve të FA-së.

I.1 DETYRAT KRYESORE
•    Të kryej studime, të eksperimentojë si dhe konkretizojë zgjidhje informatike, strukturore dhe teknologjike per implementimin dhe fuqizimin gradual të Qendrës së Simulimit Kunstruktiv.
•    Projektimi, implementimin e Qëndrës së Simulimit Konstruktiv” me përmasat e nevojshme, të përgatitura dhe kompletuara me pajisjet e nevojshme, ku efektivat të zhvillojnë  stërvitje në ushtrimin e funksionit operacional  në procesin e vendimmarjes në kushte të njëjta me ato reale.
•    Mbështetet stërvitjen luftarake me infrastrukturën e duhur për stërvitje me mjete simuluese, (simulimi KONSTRUKTIV, VIRTUAL, MILE).
•    Planizon veprimtari stërvitore,në Qendrën e Simulimit Konstruktiv, në bashkëveprim me Njësitë dhe Repartet e FA-së.
•    Mbështëtja e stërvitjeve luftarake me kapacitete dhe infrastrukturë stërvitore e simuluese.
•    Ndjek punën për përgatitjen e projekteve dhe ndërtimin e infrastrukturës për Qendrën e Simulimit Virtual dhe Qendrën e Simulimit Konstruktiv

I.2 DOKUMENTAT E PËRGATITUR NGA KJO DEGË

PROJEKT-DETYRË QENDRA E SIMULIMIT KONSTRUKTIV


1.    Emërtimi:
Qendra e Simulimit Konstruktiv

2.    Qëllimi:
Modernizimi i programit të trajnimit të stafit të shtabeve të nivelit    batalion – brigadë, me synim:
a)    Standartizimin e procesit mësimor me vendet e NATO-s.
b)    Futjen e metodave dhe të sistemeve bashkëkohore të stërvitjes së komandave dhe të shtabeve të FA.
c)    Përgatitjes së FA për pjesëmarrjen në operacionet e përbashkëta, (luftarake ose jo luftarake), të udhëhequra nga NATO.

3. Institucioni propozues:
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.
4.  Institucioni që e transferon detyrën e projektit në program zbatimi:
Komanda e Doktrinës dhe  Stërvitjes.
5.     Institucioni zbatues i projektit.
Komanda e Doktrinës dhe  Stërvitjes

6.    Koncepti i përgjthshëm i zbatimit të projektit:

6.1    Përshkrimi i gjendjes.
Në situatën aktuale, metodat e zhvillimit të stërvitjes së shtabeve kanë hasur në disa probleme serioze, të cilat kanë të bëjnë më përgatitjen bashkëhore, sipas standarteve të NATO-s, të shtabeve të niveleve të ndryshme të drejtimit të FA. 
Pavarësisht punës së mirë të bërë pas viteve ’90 të shekullit të kaluar e deri më sot, (përpjekja për unifikimin e procedurave të stërvitjes së shtabeve; orientimi, më pas, për të punuar me manualin FM-101-5, duke afruar më pranë me përvojen e ushtrive të vendeve të NATOs, kryesisht asaj amerikane; botimit në 2004 të manualit MP 3-1, “Komandimi dhe Kontrolli dhe Procedurat e Punës së Shtabit”;), për arësye dhe faktorë të ndryshëm stërvitja e shtabeve të të gjitha niveleve nuk arriti kërkesat e duhura të përcaktuara në Stanaget e NATOs, për shkaqe si:

•    Mundësitë e kufizuara për shfrytëzimin e hapësirave dhe të  terreneve për stërvije.
•    Mundësitë e kufizuara për të vendosur trupat, mjetet dhe teknikën luftarake në terren, manovrimin e tyre në të sipas situatave stërvitore.
•    Mundësitë e kufizuara për të siguruar mbështetjen e plotë logjistike të stërvitjes.
•    Pamundësia për të vendosur në terren të gjithë elementëve që përbëjnë një forcë kundërshtare.
•    Mungesa e analizës së thellë shkencore të raportit të forcave bazuar mbi konceptin e raporteve cilësore dhe jo sasiore si deri më sot.
•    Koha e kufizuar për të mundësuar ripërsëritjen e elementëve stërvitorë e më pas të manovrës së trupave dhe të mjeteve sipas skenarit të stërvitjes.
•    Efektet dëmtuese, shpesh të pakthyeshme të ambientit ku zhvillohet stërvitja.
•    Kostoja e lartë financiare që duhet të përballojë një stërvitje në terren (karburant, transport trupash, municionesh, veshmbathje, ushqimesh, e tjera).
•    Rreziqet që mbartin stërvitjet luftarake të të gjitha llojeve gjatë lëvizjes së trupave dhe të përdorimit të të gjitha llojeve të armëve dhe të municioneve.
•    Pamundësia në kohë për të rivlerësuar e përsëritur situatat luftarake të dhëna e për të nxjerrë mësimet e duhura.

Nga sa më sipër verejmë se metodologjia e simulimit konstruktiv në stërvitjen e shtabeve ndryshon shumë nga përvoja jonë tradicionale e zhvillimit të stërvitjes dhe e kontrollit të saj. Ajo bazohet në shfrytëzimin në maksimum të një aparati të gjerë matematik, të teknikës kompjuterike dhe të aparaturës audiovizive. Ajo u krijon mundësi shtabeve në të gjitha nivelet për një analizë me të hollësishme të situatave luftarake, bazuar në vlerësimin e raporteve cilësore të forcave, e cila në thelb ndryshon nga ajo e përdorur nga ne që për bazë ka analizën e raporteve sasiore.

6.2    Statusi.

Aktualisht kemi përfunduar përgatitjen e projektit dhe të specifikimeve teknike të Qendrës së Simulimit Konstruktiv dhe të elementëve përbërës së saj, të projektit përfundimtar për përshtatjen e AQFA të ri për të mundësuar ndërtimin e QSK. 
Zbatimi i këtij studimi është planifikuar të bëhet në katër faza, që përfshijnë harkun kohor 2007 - 2008, sipas përshkrimeve të bëra më poshtë.   

6.3    Komponentët përbërës.

Qendra e Simulimit Konstruktiv është konceptuar si një bazë simulimi trajnuese për shtabet e nivelit Brigadë – Batalion. Qëllimi i saj do të jetë përgatitja e shtabeve të njësive të Forcave të Armatosura Shqiptare për të marrë pjesë në operacionet e ardhshme luftarake ose joluftarake, në koalicion me forcat e NATOs. Ajo do të përfshijë:

•    Qendrën e simulimit bazë të trajnimit të shtabeve, Brigadë – Batalion.

Sistemi do të sigurojë pa ndërprerje mbështetje të automatizuar, simulimin e trajnimit të përbashkët të llojeve të armëve e të shërbimeve në nivelin e shtabeve Brigadë - Batalioni. Ai do të mundësojë ndërthurjen e të dy sistemeve të simulimit dhe të trajtimit real të njësive, (MILES), brenda një sistemi të unifikuar të simulimit, të bazuar në stërvitjen e përbashkët të llojeve të armëve.  Ky studim përfshin:

a)    Numrin e monitorëve, serverave, dhe të pajisjeve të tjera që kërkohem për të kompletuar sistemin e trajnimit të shtabeve.
b)    Hapësirën e kërkuar për vendosjen dhe montimin e sistemit.
c)    Fuqinë elektrike të instaluar për funksionimin e sistemit.
d)    Numrin e personelit të punësuar me kohë të plotë që duhet për  të mirëmbajtur sistemin.

e)    Numrin e personelit që duhet për të operuar me sistemin.
f)    Koston për vendosjen dhe bërjen operative të sistemit të simulimit, (pajisjet e automatizimit, serverat, mjetet e dhënies e të shfaqjes së informacionit, trajnimin e trajnuesve, mbështetjen teknike etj.).
g)    Propozimet për mënyrën e vendosjes të sistemit.
h)    Koston e ndërtimit, të vendosjes dhe të vënies, (bërjes operacionale), në punë të tij.

7.     Përputhja me Dokumentet kryesore strategjike dhe Programin e Qeverisë.

Bazuar në Direktivën e Ministrit të Mbrojtjes, (nr. 456, dt. 12.04.2007 për vitin 2008 - 2013), në pikën 2.1, Prioritetet dhe Objektivat, në të cilën theksohet: ”Synimi strategjik i FA është krijimi i një force të armatosur profesioniste, të gatëshme dhe të përgatitur ushtarakisht për realizimin e misionit të tyre kushtetues dhe të objektivave të politikës së mbrojtjes”. Kjo do të kërkoj që planifikimi i zhvillimit dhe përdorimit të kapaciteteve të FA të bëhet sipas skenarëve më të mundshëm kombëtare dhe ndërkombëtarë, duke marrë parasysh që marrja e ftesës së antarësimit në NATO, Forcat tona të Armatosura do të marrin pjesë në të gjithë spektrin e operacioneve të saj.

8.    Objektivat.

Nr.    Objektivat e përgjithshëm    2007-2008   
1.    Faza e I, (fillestare)    Dhjetor 2007
Janar    2008    Studimi, përgatitja e miratimi paraprak i projektit.
2.    Faza e II, (e mesme)    Janar-Qershor 2008    Përgatitja e projekteve të plota  të QSK, të pështatjen së godinëës së re të AQ të FA dhe miratimi i tyre.
3.    Faza e III     Qershor Shtator 2008    Realizimi i tenderit mbi bazën e projektit të miratuar. përshtatja e godinës ku do të vendoset QSK.
Realizimi i tenderit për blerjen e pajisjeve për ndërtimin e QSK
3.    Faza e IV, (finale)    Tetor Dhjetor 2008    Ndërtimi i Qendrës së Simulimit Konstruktiv, përgatitja dhe çertifikimi i personelit që do të drejtojë QSK.

9. Supozimet.
a)    Realizimi i prokurimit.
b)    Përshtatja e godinës së re të AQ të FA ku do të vendoset QSK.
c)    Trajnimi i personelit që do të punojë në QSK

9.1 Përparësitë:
a)    Mundësohet standartizimi i procesit mësimor me vendet e NATO-s.

b)    Realizohet futja e metodave dhe të sistemeve bashkëkohore të stërvitjes së komandave dhe të shtabeve të FA.
c)    Stërvitje të përbashkët të llojeve të armëve e të shërbimeve në nivel shtabi i Brigadës - shtabi i Batalionit.
d)    Ndërthurjen e të dy sistemeve të simulimit dhe të trajnimit real të njësive, - (MILES), brenda një sistemi të unifikuar të simulimit.
e)    Realizohet futja e teknologjisë së fundit të trajnimit të shtabeve të nivelit Brigadë – Batalion dhe mundësinë e ripërtëritjes së saj me teknologjine e re në fushën e simulimeve.
f)    Rritet niveli i përgatitjes luftarake të FA për të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta, (luftarake ose paqeruajtëse), të udhëhequra nga NATO.
g)    Kosto e ulët, në mënyrë të ndjeshme, në përgatitjen e shtabeve. (I gjithë investimi modest është sa 10-15% e tërë kostos së një stërvitje të brigadës në terren).
h)    Rritja e aftësive operacionale të njësive është më shumë se 300%.

9.2    Rreziqet e zbatimit të projektit:
a)    Mosaprovimi i godinës së re të AQ të FA për vendosjen e QSK.
b)    Mospërshtatja e godinës  së re të AQ të FA për vendosjen e QSK.

10. Implikimet financiare.

Prokurimi i Qendrës së Simulimit Konstruktiv të bëhet sipas projektit të paraqitur nga ekipi i ekspertëve të fushës së simulimeve i kompanisë „CUBIC“.
Specifikimet teknike pasqyrohen në materialin e mëposhtëm. Në këtë program propozohet që në fazën e parë, gjatë vitit 2007, të përgatitet projekti paraprak i Qendrës së Simulimit Konstruktiv.
Në fazën e dytë, të tretë dhe të katërt përgjatë vitit 2008, të përgatitet projekti i plotë dhe të realizohet prokurimi, rikonstruksioni i godinës, ndërtimi dhe vënia në efiçencë e Qendrës së Simulimit Konstruktiv, me synim që në fillim të vitit 2009 ajo të bëhet operative.

10.1 Pasqyra e pajisjeve që duhen për Qendrën e Simulimit Konstruktiv

Për të përmbushur qëllimin, kërkesat dhe hapësirën trajnimit të FA, është e domosdoshme blerja tridhjetë e tetë (38) kompjuterave dhe e dy serverave. Kjo do të mbështesë trajnimin e shtabeve të batalionit dhe të brigadës për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta luftarake ose jo luftarake në kuadër të NATOs. Këtij qëllimi do ti shërbejë blerja e sistemit JCATS v.8.0 për të mbështetur ndërtimin e QSK.  (JCATS Hardware JCATS v.8.0 do të vihet për herë të parë në zbatim në ndërtimin e QSK në vendin tonë.) 
12.1    Konfigurimi

•    Qendra e Simulimit Konstruktiv do të realizohet sipas të teknologjisë më të përparuar bashkëkohore, e cila plotëson standartet për teknologjinë e simulimeve që përdoret sot në vendet e NATO-s.
•    Ndërtimi i saj do të bëjë të mundur përgatijen e shtabeve të nivelit Brigadë – Batalion në të gjitha llojet e operacioneve, (luftarake ose jo luftarake), në kushte të ndryshueshme terreni, (qendra të banuara ose jo), klime e shikueshmërie, në të cilën përfshihen të gjitha llojet e armëve dhe të teknikës luftarake. (forcat tokësore, ajrore dhe detare).

Qendra e Simulimit Konstruktiv ka këto përparësi

Përgatitja e planit të stërvitjes me kosto më të ulët të mundshme. Një stërvitje shtabi e planizuar dhe zhvilluar në Qendrën e simulimit kërkon 10 -15% të tërë kostos së një stërvitje  të ngjashme të zhvilluar në terren. Rritja e aftësive operacionale të njësive në këtë rast është deri në 300%, e krahasuar kjo me stërvitjet e sotme të bëra në terren.
•    Ndihmon komandantin për vlerësimin e stërvitjes së shtabit dhe qëndrueshmërinë e proçedurave të ndjekura nga ai gjatë vlerësimit të misionit.
•    Ekspozimin e shtabit ndaj një fushe luftimi moderne, komplekse dhe “vdekjeprurese”.
•    Zhvillon përshtatshmërinë dhe reagimin e komandantëve, (drejtuesve), dhe të shtabit që stërvitet,  ku nëpërmjet lojës luftarake analizohen dhe krahasohen kurset e shumta të veprimit për forcat e veta dhe armikun; në përpjekje për të identifikuar kursin më të mirë të mundshëm për forcat e veta.
•    Rrit mundësinë për marrjen dhe analizën e shumë të dhënave për të arritur në përfundime sa më afër realitetit duke shkurtuar kohën në proçesin e marrjes së vendimit.
•    Shfrytëzohet në maksimum përvoja historike e luftrave, mendimin e përparuar ushtarak.
•    Integron informacionin e grumbulluar me doktrinën ushtarake, aftësitë potenciale të pajisjeve duke çuar në përgatitjen e planeve të efektshme etj.
•    Nëpërmjet simulimeve sjell një koncept i ri për raportin e forcave dhe të fuqisë luftarake, duke zëvëndësuar raportet sipërfaqësorë numerike me ato cilësorë analitikë.
12.2    Pajisjet që do të përdoren për ndërtimin e qëndrës së simulimit konstruktiv duhet:

•    Të jenë të pajisura me çertifikatë të origjinës së prodhimit.
•    Të shoqërohen me katalog të instalimeve dhe të sigurojnë mundësinë e ndërhyrjes teknike për përmirësimin teknologjik të tyre.
•    Prodhuesi të plotësojë standartet e sigurisë përsa i përket mbrojtjes nga ndërhyrjet e aparaturave.
•    Të sigurojë kushtet teknike për mosndotjen e ambientit.

13. Kërkesat që duhet të plotësojë
Ngritja  dhe funksionimi i Qendrës së Simulmit Konstruktiv duhet të plotësojë këto kërkesa.

13.1 Të përgjithshme
•    Mbështetje të pa ndërprerë të automatizuar të sistemit të informacionit.
•    Stërvitje të përbashkët të llojeve të armëve e të shërbimeve: nivel shtabi i Brigadës - shtabi i Batalionit.
•    Ndërthurjen e të dy sistemeve të simulimit dhe të trajnimit real të njësive,- (MILES), brenda një sistemi të unifikuar të simulimit.
•    Koordinimi i qendrave të stërvitjes të trupave në bazë të programeve të realizuara. (CTC) (Simulime konkret).
•    Organizimi dhe kryerja e stërvitjeve në kohë e terrene reale lufte, në vendndodhjet e Vend-Komandave (CPX) në nivel Brigadë-Batalion, përdorimi i Komandave të lëvizshme dhe i sistemeve të kontrollit dhe të sistemeve konstruktive të simulimeve. (CAX).
•    Mundësia për kontrollin nga Vend-Komanda për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve, në kuadër të operacioneve nën komandën e/në lidhje me NATO-n dhe/ose me doktrinën kombëtare.
•    Studimi dhe zhvillimi i sistemeve kompjuterike të simulimit dhe të komandim - kontrollit.
•    Arsimimi i mëtejshëm i oficerëve të gradave të larta, të cilët do të marrin poste komanduese:
a)    Kurse për Komandant Brigade dhe pozicione të tjera në nivele të larta komandimit, për aftësimin e tyre në çështjet kryesore të zhvillimeve ushtarake.
b)    Kurse për Komandantët e batalionit për përgatitjen e Komandantëve të ardhshëm të batalioneve, për të realizuar zgjidhjet më të mira të situatave të ndryshme luftarake në lloje të ndryshme terreni, klime, në qendra urbane e suburbane.
c)    Kurse kualifikimi, (përgatitja për oficer shtabi në Komandën e Bashkuar Operacionale/në Shtabin e Përgjithshëm), për aftësimin e trupës së oficerëve për të vepruar në shtabe të tilla, si në Komandën e Bashkuar Operacionale/në Shtabin e Përgjithshëm.

d)    Kurse për oficerë të trupës, (të cilët nuk janë dërguar në Akademinë Shtabit të Përgjithshëm), për përgatitjen e oficerëve për të operuar në një shtab Brigade.
e)    Zhvillimi i mësimeve vlerësuese në programet e studimit në stërvitje dhe në operacione luftarake dhe joluftarake.

13.2 Të veçanta

Në vijim të punës për modernizimin e proçesit të stërvitjes së shtabeve dhe arritjen e standarteve të vendeve të NATO-s, mendojmë që kompletimi i Qendrës së simulimit konstruktiv të përmbushë kërkesat e mëposhtme për personel:
13.2.1 Numri i personelit që do të operojë në Qendrën e simulimit konstruktiv.

13.2.2 Ambientet e domosdoshme për punë.

Për ndërtimin e Qendrës së simulimit dhe trajnimit ushtarak, u studjuan katër ambjente të mundshme, të gjitha të vendosura brenda garnizonit të KDS, konkretisht:

•    Ambjentet e emërtuara “ish menca-bibloteka”, (aktualisht në katin e tretë të saj është vendosur shtabi i KDS).
•    Ambjentet e emërtuara “kati i katërt i godinës së Akademisë së Mbrojtjes”.
•    Ambjentet e emërtuara “kati i dytë i mencës së UUS”.

•    Ambjentet e godinës së re të AQ të FA.

U vlerësua i PËRSHTATSHËM dhe SHUMË I MIRË, ambjenti i “Godinës së re të AQ të FA ”, për arësye  të vendosjes së saj më vete, në një ambjent të qetë, (larg nga zhurmërat dhe pluhurat, nga ku mund të sigurohen lidhje me të gjitha ambientet mësimorë, (UUS, AM, AN).


-    Mendohet të shfrytëzohet e tërë ndërtesa për të vendosur  të gjithë elementët përbërës të saj. Ajo siguron mundësi për të realizuar një sistem efikas të ajrimit të kondicionuar, (duke marrë në konsideratë, që mbajtja në ambjentet e qendrës të një temperature ajri konstante është e një rëndësie thelbësore për funksionimin e saj);
-    Sipërfaqja është e ndarë në zona afër njera tjetrës dhe bën të mundur që në të ardhmen të parashikohet një zgjerim i mundshëm;
-    Nuk është larg nga kabina elektrike, lidhjet janë të lehta;

-    Ka një lartësi të mjaftueshme për krijimin të një hapësire normale pune dhe nje dysheme të mbingritur e të izolueshme nga pikëpamja akustike për lidhjet me rrjetin në zonat teknike.
-    Projekti do të hartohet duke u bazuar në disa parametra fiks referues.
-    Qendra do të projektohet “duke përshtatur” për këtë qëllim ndërtesën, (godina e re e Arkivit Qendror i Forcave të Armatosura).
-    Nënvizohet rëndësia e instalimit të impiantit të ajrit të kondicionuar.

Për të realizuar sa më mirë funksionin e saj, vendosja e elementëve përbërës të qendrës së simulimit konstruktiv u gjykua të bëhet si më poshtë:

Kati  nëntokësor

Në katin nëntokësor do të vendosen komponentët përbërës të Qendrës së simulimit konstruktiv të ndarë si më poshtë:
•    Dhoma e serverave. (Server Room)
•    Zyra e të dhënave bazë të sistemit. (Tech/Database Office)
•    Katër dhoma për katër shtabe batalionesh me elementët përbërës të shtabeve të tyre. (Maneuvre 1, 2, 3, 4.)
•    Dy qendra mbështetëse. (CSS, combat support - CS)
•    Një dhomë për menaxhimin e skenarëve. (opponent force - OPFOR/Scenario Management).
•    Një dhomë për operatorët e Ëorkstation (me rreth 30 lidhje rrjeti). (high control - HICON – Room can be used for Workstation Operator Training. 30 Network Connections)
•    Një dhomë për rishikimin e veprimeve pas përfundimit të operacionit. (After Action Reviw - AAR)
•    Një dhomë për depozitimin e pajisjeve dhe të materialeve, pajisjeve dhe të sendeve të ndryshme. (Room for storing tools, equipment and miscellaneous items).

Kati i përdhes.
•    Një sallë shumëfunksionale. (Multi Purpose Classroom).
•    Zyrat e stafit të Qendrës së Simulimit Konstruktiv. (Simulation Training Center Staff Offices).
•    PTA CP/ Classroom.

Kati i parë.
•    Sallë takimi e plotësuar në tërë elementët e saj.
•    Sallë shumëfunksionale. (Multi Purpuse Room).

•    Zyrat e shtabit të Qendrës së Mbështetjes së Stërvitjes, të Qendrës së simulimit dhe të trajnimit ushtarak. (HQ Offices: Center of Simulation and Military Training).

Për sigurimin e kushteve optimal për ndërtimin dhe funksionimin normal të QSK është e domosdoshme të bëhen këto përmirësime dhe përshtatje të godinës nga ana arkitekturore, elektrike dhe mekanike:

Nga ana arkitekturore do të bëhen këto ndryshime për të sjellë ndërtesën në kushte optimale për ndërtimin e QSK.
•    Në objektin ekzistues do të prishen muret me trashësu 10cm të cilat jane treguar me vija të pandërprera te planimetria ekzistuese.
•    Muret e rinj do të zbatohen me karton xhez me trashësi 10 cm
•    Në katin e nëndheshëm do të zbatohet dysheme teknologjike me konstruksion metalik e pllaka PVC kunderzjarrit importi me lartësi 30 cm nga dyshemeja ekzistuese
•    Kio dysheme do të zbatohet ne ambjantet e katit të parë dhe të dytë nëpërmjet akseve 1-5 dhe G-A
•    Dyshemet e ambjenteve të tjera nuk do të ndryshojnë
•    Dyert në ambjentet që do të zbatohet dyshemeja teknologjike rezistente ndaj zjarrit do të prishen bashkë me arkitrarët ekzistues dhe do të ngrihen në lartësinë 30 cm
•    Ku ka prishje të parashikohet suvati i ri dhe lyrje me boje plastike
•    Dyert që do të hiqen do të zvendesohen me të reja idem si ekzistueset
•    Në akset Adhe G nëpërmjet akseve 3-4 dhe 8-9 në katin përdhe dhe të parë muri prishet në lartësinë 90 cm nga dyshemeja në masat 180 me 180 cm për të vendosur nje dritare plastike rrethuar me një veshje alukobond gri metalizat që realizohet në pjesën ndermjet akseve në fjalë në lartësin që kufizohet nga trarët horizontal të fasadës.
•    Tubi aspirimit që del në holl do të vishet po me matëril alukobond ngjyrë gri metalizat.
•    Në katin e bodrumit do të zbatohet tavani varur me pllaka dekorative alumini me 60x60 të parapërgatitura në lartësin e kuotes më të ulur të tubave të aspirimit
•    Në aksin 11 nëpërmjet aksit C-D do të zbatohet një shkallë metalike emergjence në rast zjarri që lidhet me koridorin e katit përdhe dhe të parë.
•    Pesha totale e shkalles metalike te emergjrncës është 2000kg
•    Vetratat ekzistuese që lidhen me koridorin do të hiqen dhe do të parashikohen porta me gjerësi 100 cm me hapje emergjente nga jashtë.
•    Shkallët do të lyhen me bojë antiruxho e bojë vaji ngjyrë gri.
•    Të vendosen parapet me elementë dekorativë inoksi njësoj si ato ekzistuese në lartësin 90 cm në shkallën e brëndshme, në hollin e shesh pushimit në kuoten +00 dhe +450 në stehen e hyrjes, llozheve që lidhen me koridorin dhe kollonat ekstreme që formojnë trekëndësha me vetratat.
•    Muret e rinj me kartonxhez të patinohen e të lyhen me bojë plastike
•    Ambjenti i bodrumit të patinohet e të lyhet me bojë plastike ngjyrë të celet që do të përcaktohet në vend nga autori.
•    Para objektit të sistemohet me rrugë këmbësoresh e gjelbërim sipas planimetrisë A-01 .
•    Rrugët do të zbatohen me pllaka betoni,trotuari e bordura b/arme të parapërgatitura.
•    Gjelbërimi do të realizohet me bar dekorativ
•    Në fasadën e objektit të maskohen tubat e shkarkimit me pllaka betopan dhe të lyhen me boje cimentato nje soj si xokoli ekzistues.
•    Kanalinat në fasadë dhe hollin e objektit të maskohen dhe të futen në muret përkatës.

13.2.3 Sigurimi i aftësive dhe i mundësive të trajnimit të shtabeve.

Llojet e operacioneve që sistemi operues JCATSv8.0 siguron për stërvitjen e shtabeve.
• Operacione stërvitore.

 

•Operacione paqeruajtëse.                                           
• Mbështetje ushtarake ndaj autoriteteve civile
• Operacione në fatkeqësi natyrore (Disaster Relief).                                                                                               
• Përforcimi i një zone/rajoni eksluziv.                                                  
• Operacione të stabilitetit dhe të mbështetjes.       
• Operacione gjatë konflikteve konvencionale.


Qëndra e Simulimit Konstruktiv mundëson trajnimin e katër shtabeve të batalioneve njëherësh.







Shembull i organizimit të simulimit


SKEMA E STËRVITJES NË NIVEL BRIGADE

14.    Konkluzione.

Simulimet në përgatitjen e komandantëve dhe shtabeve ose siç quhen ndryshe simulimet operative, ushtrojnë dhe kontrollojnë proçesin e vendimmarrjes. Simulatorët operativë, lejojnë të verifikohen në një kohë të shpejtë efektet e vendimeve të komandantit, duke testuar kështu përfundimet e marra nga ana e tij, si dhe duke vlerësuar paraprakisht shmangiet nga vendimet e duhura. Simulimet i sigurojnë drejtuesit
alternativa stërvitje efektive kur mundësitë e stërvitjes me armët luftarake dhe vendosja e manovrimi i trupave në terren është i pamundur për shkak të faktorëve që përmendëm më lart.
Për këtë arësye ndërtimi i "Qendrës së simulimit konstruktiv", si pjesë e standartizimit të procesit stërvitor me vendet e NATO-s, do të jetë hapi i parë për modernizimin e stërvitjes së komandave dhe të shtabeve në Forcat tona të Armatosura. Ndërtimi i saj brenda afateve të përcaktuara nga Komanda e KDS, do të ndihmonte përshpejtimin e punës për përgatitjen e shtabeve të niveleve Shtab brigade – Shtab batalioni, për tu integruar sa më shpejt në strukturat analoge euroatlantike. Për këtë arësye ne, si QMS, mendojmë se ky investim, relativisht i madh i MM, për ndërtimin e "Qendrës së simulimit konstruktiv", justifikohet plotësisht.