Historiku i QMS

Qendra e Mbështetjes së Stërvitjes është krijuar në vitin 2007, me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr.02.dt.17.07.2007, “Për Riorganizimin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në kuadër të Strukturës së re të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Nga  viti 2007 e në vazhdim Qendra e Mbështetjes së Stërvitjes, nuk ka pësuar ndryshime në strukturën e saj.

Qendra e Mbështetjes së Stërvitjes ka  organizuar  dhe  drejtuar punën
Studimore për krijimin dhe zgjerimin e infrastruktures bashkëkohore të arsimimit dhe të stërvitjes në dy drejtime kryesore:

1. Aplikimin e metodave bashkëkohore për trajnimin e shtabeve për rritjen e nivelit të tyre operacional, sipas kërkesave dhe standarteve të NATO-s.

2. Krijimin e infrastrukturës së nevojshme për stërvitje reale të trupave në terren si dhe qitje me të gjitha llojet e armëve.

Gjatë kësaj periudhe nga Qendra e Mbështetjes së Stërvitjes, janë përgatitur një sërë studimesh dhe projektesh në interes të misionit dhe detyrave që ka kjo Qendër si :

1.Projekti i Qëndrës së Simulimit Konstruktiv për përgatitjen e shtabeve të njësivë dhë Reparteve e cila do të sigurojë:
•    Standartizimin e procesit mësimor me vendet e NATO-s.
•    Futjen e metodave dhe të sistemeve bashkëkohore të stërvitjes së komandave dhe të shtabeve të FA-së.
•    Përgatitjes së FA-së për pjesëmarrjen në operacionet e përbashkëta të udhëhequra nga NATO .
•    Përgatitjen dhe trajnimin e strukturave të organizuara shtetërore për mbrojtjen civile për raste fatkeqësish natyrore.

2. Studim i plotë për projektin e Poligonit Kombëtar Bizë me qëllim ndërtimin e një poligoni standart me të gjithë elementët e nevojshëm për zhvillimin e stërvitjeve të të gjitha llojeve të trupave dhe qitjeve luftarake me të gjitha llojet e armëve që disponojnë Forcat e Armatosura aktualisht dhe perspektivën e zhvillimit të tyre, si dhe stërvitje dypalëshe dhe shumëpalëshe me  vendet anëtare të NATO-s dhe ato partnere si dhe të garantojë siguri të plotë në përdorim.

Ky poligon do të sigurojë:
•    Krijimin e rajoneve stërvitore për trajnimin e të gjitha llojeve të trupave (Trupat e luftimit, të mbështetjes së luftimit dhe trupat e mbështetjes).
•    Plotësimin e kërkesave për zhvillimin e stërvitjeve dhe kompaktësimin e n/reparteve dhe reparteve deri në nivel batalioni, në operacione luftarake dhe jo luftarake.
•    Realizimin e qitjeve sipas kërkesave të ushtrimeve dhe të detyrave për sistemet, teknikën dhe armatimin që disponojnë FA, si dhe perspektivën e modernizimit të tyre.
•    Përqëndrimin, standartizimin dhe kompletimin e rajoneve stërvitore, poligoneve të qitjeve, me infrastrukturën e nevojshme.
•    Krijimin e infrastrukturës së nevojshme për akomodim, jetesë, shërbim dhe  mirmbajtje deri në nivelin grup-batalion.
•    Zvogëlimin e kostos së zhpenzimeve për stërvitje e transport.
4. Drejtuesit kryesorë të Qendrës së Mbështetjes së Stërvitjes
Me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr 812, datë 23.05.2007 Shef i QMS-së, emërohet Kolonel Rrapo NISLLAJ

5. Misioni  i Qendrës së Mbështetjes së Stërvitjes


Sigurimi i hapësirave dhe i kapaciteteve poligonale për përgatitjen e grupuar dhe të përbashkët të llojeve të armëve e të shërbimeve, realizuar nëpërmjet simulimit, (konstruktiv, virtual dhe live) dhe të stërvitjes reale  në terren, realizimi i testimit, kontrollit dhe çertifikimit operacional të personelit dhe të shtabeve të njësive e reparteve të FA-së, sipas standarteve të NATO-s.

6. Detyrat kryesore të Qendrës së Mbështetjes së Stërvitjes

•    Kontribuon, në përpilimin e dokumentave të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, të Strategjisë Ushtarake, të Planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA-së, të dokumentave me NATO-n dhe organizma të tjerë të sigurisë e mbrojtjes.
•    Përzgjedh, përcakton, shtrirjen në hapësirë dhe ndërtimin e Poligoneve Kombëtare, dhe të Qendrës së Simulimit Kombëtar, modernizon infrastrukturën e tyre në kuadrin e perspektivës  së zhvillimit të FA-së.
•    Bashkëpunon me vendet antarë të NATO-s dhe komponentëve të tjerë ushtarak për hartimin, projektimin dhe ndërtimin e Qendrave simulatore kombëtare, (Konstruktiv, Virtual, Mile).
•    Standartizon poligonet për qitje për të gjitha llojet e armëve dhe të teknikës luftarake.
•    Mbështetet stërvitjen luftarake me infrastrukturën e duhur për stërvitje me mjete simuluese, (simulimi KONSTRUKTIV, VIRTUAL, MILE).
•    Planizon veprimtari stërvitore dhe qitje në Qendrën e Simulimit dhe në poligonet e tjera në terren në bashkëveprim me Njësitë dhe Repartet e FA-së.
•    Menaxhon rajonet e poligoneve të stërvitjes.
•    Merr pjesë në trajnimet me ekipe lëvizëse, si dhe zhvillon takime problemore me Komandat Kryesore, shtabet dhe njësitë e tyre për çështjet kryesore të studimeve të QMS-së.
•    Harton dhe zhvillon databasin e QMS-së në interes të misionit të saj, me punimet kryesore të degëve për tu shfrytëzuar në interes të FA-së.
•    Zhvillon nivelin profesional të personelit, duke përgatitur dhe zhvilluar tema studimore e lektime.

7. Organizimi dhe Struktura e Qendrës së Mbështetjes së Stërvitjes.