Kurset ne ANO "Thomson"

KURSET NË ANO

Kurset e Arsimimit

Në ANO, në varësi të nevojave për zhvillimin e karrierës së nënoficerit, ngarkesave të përgjegjësive të njësive të FA dhe atyre specifike të funksionit të nënoficerit, zhvillohen kurse institucionale dhe funksionale.

1. Kurset institucionale.

Në sistemin  e kurseve  institucionale  përfshihen të gjithë kurset e  arsimimit si kusht  për zhvillimin e karrierës së nënoficerit. Në Akademinë e Nënoficerëve Thomsonzhvillohen 5 kurse institucionale: Kursi Fillestar, Kursi Bazë, Kursi i Avancuar, Kursi i Lartë dhe Kursi i Kryekapterit. Duke ndjekur të gjithë këto kurse hap pas hapi në bazë të kritereve dhe rregullave të përcaktuara nënoficeri avancon në gradë dhe në karrierë.

2. Kurset e kualifikimit profesional.

Kurset e kualifikimit profesional janë pjesë e sistemit të arsimimit që ofron Akademia e Nënoficereëve. Akademia mundëson kualifikimin e nënoficerëve, oficerëve e punonjësve civilë të FA, për përmbushjen e përgjegjësive të tyre praktike, qofshin këto si kërkesa të përgjithshme të funksionit organik ashtu edhe ngarkesave të veçanta të misionit dhe angazhimeve të strukturave të FA. Në këtë kuadër Akademia ofron kurse të veçanta kualifikimi në përputhje me nevojat dhe kapacitetet jashtë sistemit institucional të arsimimit. Në Akademinë e Nënoficerëve Thomsonzhvillohen këto lloje të kurseve të kualifikimit profesional:

2.1 Kursi i intruktorit, i cili u ofrohet instruktoreve të KDS për personelin mësimdhenës të Nënoficerit dhe Oficerit. Kohëzgjatja e tij është 3 jave. Ky kurs është pjesë organike e sistemit të kurseve në Akademi.

2.2 Kursi i administratës së mesme civile, u ofrohet funksioneve civile, të barasvlefshme me funksionet e nënoficerit sipas karrierës që ata kanë në FA, në varësi të numrit të kursantëve dhe gradave të njësuara me funksionet e nënfoicerit. Kohëzgjatja e tij është 2 javë.

2.3 Kurse të tjera kualifikimi sipas nevojave. Në varësi të nevojave në FA mund të hapen kurse e seminare për probleme specifike që ndeshen në misionet e FA dhe angazhimin e strukturave të tyre. Programet mësimore të këtyre kurseve ndërtohen në bashkëpunim me autoritetin që inicon kursin nën drejtimin e zv/komandantit sipas urdhërit përkatës.

(Për më tepër shihni 2 grafikët më poshtë si dhe lexoni të dhënat për secilin kurs te linket e tyre.)