Kursi Baze ANO
Kursi Bazë i Nënoficerit
Misioni
Zhvillimi i elementeve themelor të personalitetit të tetarit si drejtues në rol të komandantit të skuadrës dhe detyra të njehsura me të, edukimi dhe përgjegjësimi ndaj detyrës dhe gadishmërisë luftarake, zbatimit të urdhërit, forcimit të disiplinës vetjake dhe ndjenjës së kolektivitetit si dhe synohet zhvillimi i aftësive në komunikim.
Kursi Bazë zgjat 12 javë në ANO dhe 8 javë ne Shkollën e Trupës. Ai është vazhdimësi e njohurive të marra në kursin fillestar të nënoficerit dhe ndiqet vetëm nga nënoficerët me gradën Nëntetar.
Pjesë e rëndësishme e qëllimit të programit të stërvitjes bazë të nënoficerëve është edhe transmetimi i njohurive bazë nga fushat themelore të udhëheqjes dhe drejtimit ushtarak te taktika, teknologjia, shkencat sociale dhe të sjelljes, e drejta dhe ligji. Programi i arsimimit të përgjithshëm bazë ka edhe një përbërse të rëndësishme stërvitore, e cila përmbledh përgatitjen ushtarake dhe përgatitjen fizike.
Në përfundim të programit të arsimimit të përgjithshëm bazë që kryhet në ANO kandidatët duhet të vijojnë drejpërdrejt programin e arsimimit bazë special profesional në Shkollën e Trupës.
Ky kurs përgatit drejtues të aftë për të marrë përsipër detyra të përgjithshme si nënoficer me gradën Tetar dhe funksionin si komandant skuadre ose detyra të njësuara me të.
Pranimi i kandidatëve për Kursin Bazë bëhet mbi bazën e kritereve të mëposhtme :
• Të mbajë graden N/Ttetar jo më pak se 2 vjet.
• Të ketë mbaruar Kursin Fillestar të Nënoficerit
• Të kalojë testin fizik e intelektual të pranimit në ANO.
Kandidatët duhet të kenë këto dokumente për regjistrim.
• Shkresën për në kurs nga Komandanti i Forcës/Rep.
• Të dhëna personeli me firmë e vulë të njomë
• Çertifikatë e Kursit Fillestar origjinale ose të noterizuar
• Fotokopje e Kartës së Identitetit
 copy.jpg)
