Kursi Fillestar ANO
1 - Kursi Fillestar i Nënoficerit
Misioni
Hedhja e bazave për karrierën e nënoficerit si dhe ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të.
Kursi fillestar i nënoficerit kryhet vetëm në ANO, për një periudhë jo me pak se 5 javë. Ky arsimim ka për qëllim formimin elementar si nënoficer të kandidatëve duke transmetuar vlerat dhe shprehitë elementare të profesionit, të edukojë, formojë dhe arsimojë nënoficerët e rinj të FA, të cilët të jenë në gjendje të njohin dhe të zbatojnë në praktikë bazat e profesionit të nënoficerit. Kursi përfshin njohuri për drejtimin, orientimin në terren, patrullimin, instruktimin, taktikën, qitjen etj. Ky është kurs i formimit të përgjithshëm ushtarak.
Periudha fillestare e arsimimit dhe stërvitjes është njëkohësisht vijim i proçesit të përzgjedhjes të nënoficerëve. Kandidatët që arrijnë të kalojnë me sukses periudhën fillestare të arsimimit titullohen nënoficerë dhe gradohen Nëntetarë.
Në këtë proces marrin pjesë ushtarët profesionistë PR2, që plotësojnë kushtet përkatëse ligjore dhe që kanë mbaruar me sukses studimet e mesme ose ato të larta.
Pranimi i kandidatit për në Kursin Fillestar bëhet mbi bazën e kritereve të mëposhme :
• Te plotesoje kekresat e ligjit Nr. 9171 dt.22.01.2004 “ Per gradat dhe karrieren ushtarake ne FA te RSH” neni 5 pika 2 dhe neni 6 pika 2.
• Të mbajë graden ushtar profesionist (PR2)
• Kandidatet femra dhe kandidatët meshkuj që nuk kanë kryer SHDU duhet të kenë kryer stervitjen bazë dhe stërvitjen individuale të avancuar .
• Te jete i përcaktuar nga komanda përkatese për vazhdimin e karrieres
• Të jetë në moshën 19 - 30 vjeç
• Të ketë kryer kursin e SIA-s
• Të kalojë testin fizik e intelektual të pranimit në ANO.
Kandidatët duhet të kenë këto dokumente për regjistrim:
• Shkresën për në kurs nga Komandanti i Forcës/Rep.
• Të dhëna personeli me firmë e vulë të njomë
• Çertifiktë e Kursit SIA origjinale ose të noterizuar
• Fotokopje e Kartës së Identitetit
 copy.jpg)
