Kursi i Larte ANO
Kursi i Lartë i Nënoficerit
Misioni
Zhvillimi i elementeve themelor të personalitetit të kapterit si këshilltar, metodist, zotërues të teknikave të punës në shtab, ndihmës kryesor për veprimtarinë operacionale të kompanisë, me aftësi të mira për komunikim e drejtim.
Kursi i Lartë zhvillohet vetëm në ANO dhe zgjat 8 javë. Ky kurs ndiqet vetëm nga nënoficerët me grafën Rreshter dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive të demostruara të drejtimit, të zhvillimin e njohjes së rolit të nënoficerit me eksperiencë (si anëtar i stafit të komandantit) duke komunikuar efektivisht me shkrim e me gojë me eprorët, vartësit e homologët. Nënoficeri përgatitet të marrë detyra të larta me gradën Kapter dhe përgjegjësi si këshilltar në shtab.
Pranimi i kandidatëve për Kursin e Lartë bëhet mbi bazën e kritereve të mëposhtme :
• Të mbajë gradën Rreshter jo më pak se 2 vjet
• Të ketë përfunduar Kursin e Avancuar në ANO dhe në Shkollën e Trupës.
• Të ketë nivelin 2/1/2/1 të gjuhës Angleze sipas STANAG 6001
• Të kalojë testin fizik e intelektual të pranimit në ANO.
Kandidatët duhet të kenë këto dokumente për regjistrim.
• Shkresën për në kurs nga komandanti i Forcës/Rep.
• Të dhëna personeli me firmë e vulë të njomë
• Çertifikatën e përfundimit të kursit të Avancuar (ANO + SHT) origjinale ose të noterizuar
• Çertifikatën e gjuhës angleze origjinale ose të noterizuar.
• Fotokopje e Kartës së Identitetit.
 copy.jpg)
