Kursi i K/Kapterit

Kursi i Kryekapterit të Nënoficerit

Misioni
Arsimimi e trajnimi i kapterit në nivelin e përgjegjësive të detyrës funksionale të kryekapterit, si këshilltar dhe drejtues trupash në nivelin e batalionit si dhe zhvillimi i kapaciteteve individuale për marrjen e përgjegjësivë më të larta.
Kursi i Kryekapterit është kursi më i lartë për nënoficerët dhe kryhet për një periudhë jo më pak se 4 javë në ANO. Nënoficeri në këtë kurs përgatitet të marrë detyra të larta me gradën Kryekapter dhe përgjegjësi në detyra në nivel batalioni, brigade, force e në nivele më të larta në Drejtoritë e SHP e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pranimi i kandidatëve për Kursin e Kryekapterit bëhet mbi bazën e kritereve të mëposhtme :
Të mbajë gradën Kapter
Të ketë përfunduar Kursin e Lartë të Nënoficerit.
Të ketë vjetërsi mbi 18 vjet si Nënoficer në FA.
Të ketë nivelin 2/1/2/1 të gjuhës Angleze sipas STANAG 6001
Kandidatët duhet të kenë këto dokumente për regjistrim.
Shkresën për në kurs nga komandanti i forcës/Rep.
Të dhëna personeli me firmë e vulë të njomë
Çetifikatën e përfundimit të Kursit të Lartë origjinale ose të noterizuar
Çetifikatën e gjuhës angleze origjinale ose të noterizuar
Fotokopje e kartës së Identitetit.