Departamentet e AU "Skenderbej"

DEPARTAMENTI I PERGATITJES USHTARAKE

Misioni
Hartimi  dhe realizimi i programit te pergatitjes së përgjithshme ushtarake për pervetesimin e koncepteve doktrinore  te operacioneve luftarake dhe jo luftarake si dhe shprehive teorike-praktike per edukimin e formimin  e oficerit te ri të FA.

Detyrat kryesore te departamentit te pergatitjes ushtarake
•    Te hartoje e zhvilloje programin e planin mesimor, teksteve dhe metodikave te pergatitjes ushtarake.                  
•    Te përmiresoje në menyre te vazhdueshme programin mesimor duke ju referuar mesimeve te nxjerra dhe bashkepunimit me institucionet e tjera te arsimimit ushtarak.
•    Te rrise ne menyre te vazhdueshme cilesine e mesimdhenies dhe te të vlerësimit të Studenteve.
•    Të përgatisë programe e plane mësimore në përputhje me synimet e objektivat e Akademise.
•    Te pergatise oficer qe zoterojne  konceptet, teknikat themelore   ushtarake dhe te zoteroje  konceptet baze te doktrines ushtarake.

DEPARTAMENTI I PERGATITJES FIZIKE DHE SPORTEVE

Misioni

Hartimi dhe realizimi i programit, testeve e standarteve te pergatitjes fizike, garave dhe sporteve për zhvillimin e permiresimin e kondicionit fizik te studenteve, kursanteve ne institucionet e KDS.

Detyrat e  departamentit te pergatitjes fizike dhe sporteve.
•    Te hartoje,programin e pergatitjes fizike,garave e sporteve.
•    Te organizoje e zhvilloje aktivitetet sportive dhe garat e pergatitjes       fizike për KDS
•    Teston personelin e AUS dhe te Strukturave te tjera te KDS konform planeve te testimit standarteve e normave te miratuara.
•    Bashkërendon pune me Trupen Studentore per zhvillimin e ores sportive dhe aktiviteteve te tjera të karakterit sportiv.
•    Te pergatise oficer me kondicion fizik te larte,me njohurite aftesite baze per te gjitha disiplinat e ushtarit ne fushe beteje.


DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SHOQËRORE

Misioni
Zhvillon e drejton procesin e arsimimit te studenteve në AUS dhe te kursanteve ne SHT  për krijimin e  aftësive të qëndrueshme për etikën e
sjelljes, komunikimit, ndertimit te maredhenieve e drejtimin e njerezve dhe zhvillimin e konceptit te profesionalizmit. 

Detyrat e departamentit te shkencave shoqerore
•    Te zhvilloje konceptin e profesionalizmit.
•     Të përgatisë programe e plane mësimore ne fushen social-juridike, etikes e menaxhimit e te udhëheqjes ushtarake.
•    Të pergatise oficer te afte nga ana  pedagogjike e metodike  dhe te jape njohurite e nevojeshme ne fushen e njohjes se institucioneve  te sigurisë kombëtare, ndërkombëtare dhe te legjislacionit.
•    Të stimuloje punen kerkimore e shkencore ne departament dhe punen e pavarur te studenteve.
•     Të aftesoje studentet per krijimin e aftesive te qendrueshme per drejtimin e njerëzve
•    Të asistoje studentet ne zhvillimin e identitetit personal si oficer profesionist ne FA dhe vlerat ushtarake.