Historiku i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u krijua me 16.08.2001, në përputhje me ligjin Nr.8571 datë 27.01.2000 "Për Politikën e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërise" dhe Urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm të FA datë 08.04.2000 "Për kalimin në strukturën e re organizative të FA të Republikës së Shqipërisë". Nga  viti 2001 e në vazhdim Komanda e Doktrinës e Stërvitjes në kuadrin e ristrukturimeve të vazhdueshme të FA  ka pësuar ndryshime në koncepte dhe strukturën e saj. Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr.36 datë 27.01.2003 u krijua Brigada e Stërvitjes Bazë Bunavi dhe me datën 04.09.2003 rekrutët e mobilizuar nga e gjithë Shqipëria filluan për herë të parë kursin e stërvitjes bazë në BrSB.Në maj 2003 për herë të pare institucionet e KDS ( AM dhe ANO ) funksionuan me kapacitet të plotë me të gjitha kurset (Kolegji i Mbrojtjes, Kursi themelor i oficerit të shtabit, Kursi i funksioneve në shtab dhe 2 kurse të Shtabit të Përgjithshëm).

Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.720 datë 30.10.2003 u krijua Universiteti Ushtarak “Skënderbej” dhe më 09.07.2004 u vendosën kuotat e pranimit për vitin akademik 2004 – 2005 gjithsej 150 veta.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka organizuar dhe drejtuar përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të oficerëve, nënoficerëve dhe drejtuesve ushtarak të FA; ka përpunuar dhe sinkronizuar koncepte doktrinore bazë të organizimit dhe përdorimit të Forcave të Armatosura në përputhje me Strategjinë e Sigurimit, Politikën e Mbrojtjes dhe Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërise, ka përpunuar dhe përmirësuar në vazhdimësi programet, standartet dhe kërkësat për stërvitjen e ushtarakëve të nënreparteve, reparteve e njësive në interes të rritjes së aftësive luftarake të Forcave të Armatosura.

Vetëm për vitin 2008 nga institucionet e KDS  janë arsimuar dhe stërvitur 4246 vetë dhe 890 janë në vazhdim.
Qendra e Analizave të Mbrojtjes  ka dhënë produkte konkrete në inters të KDS –së dhe FA. Janë punuar 8 studime kerkimore, 3 punime oponence dhe ka përpunuar 3 koncepte. 

Puna e KDS është përqëndruar edhe në ripunimin e gjithë kolonës doktrinore të FA. Prioritet ka qënë hartimi i ketyre dokumentave:
Doktrinës Ushtarake të FA (AM)
Doktrinës së Arsimimit dhe Stërvitjes në FA (AM)
Manualit të Batalionit të Këmbësorisë
Manualit të Kompanisë së Këmbësorisë
Manualit te Togës së Kembësorisë
Manualit të Skuadrës së Këmbësorisë
Manualit të Ushtarit të Këmbësorisë

Prioritet i KDS ka qënë gjithashtu përmirësimi i strukturës arsimore e stërvitore duke synuar zgjerimin e rrjetit të internetit dhe pasurimin e fondit të bibliotekës.

Në institucionet mësimore e shkencore të KDS punojnë profesorë të njohur në fushat e tyre, doktor shkencash dhe studjues të cilët zenë rreth 30% të personelit pedagogjik e drejtues në KDS dhe se 90% e tyre janë në procesin e punës  për kërkimin e  gradës shkencore.
Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes që me krijimin e saj ka lidhje e bashkëpunim me  një sërë akademish të vendeve të NATO-s dhe të atyre partnere.
Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes e kanë vizituar dhe zhvilluar takime personalitete të larta shtetërore vendase e ato të huaja, si dhe ushtarakë të lartë të NATO -s, vendeve anëtare të saj dhe ato partnere.

Në ambjentet e KDS janë zhvilluar 90% e aktiviteteve në kuadrin e Programit Individual të Partneritetit (IPP) dhe Planit të Bashkëpunimit Bilateral duke e kthyer këtë komandë në njësinë bazë prezantuese të FARSH me vendet e NATO –s dhe PfP –së.

Për forcimin e masave të sigurisë dhe ruajtjes së personelit,  infrastrukturës dhe dokumentacionit të klasifikuar nga aktet terroriste dhe veprimet kriminale e keqdashëse në vitin 2008 u vendos në eficencë të plotë skema e re e ruajtjes e mbështetur në sisteme elektronike.

Për plotësimin e nevojave të efektivave me mbështetje logjistike në funksion të përmirësimit të kushteve për jetesë, punë dhe stërvitje arsimim të personelit përfundoi ndërtimi i sistemit të ngrohjes në 3 godinat kryesore.

DREJTUESIT KRYESORË TË KDS

Komandant i KDS Kolonel Zija BAHJA deri në shtator 2001, Zv/Komandant Kapiten i Rangut të Parë Kristaq Gërveni, Shefi i Shtabit Kolonel Lulzim BLLAKA

Në shtator të vitit 2001 komandant i KDS emërohet Gjeneral Major Perlat SULA. Zv/Komandant i KDS Kolonel Zija BAHJA.

Në vazhdim detyrën e Shefit të Shtabit të KDS e kanë kryer:
Kolonel Lulzim  BLLAKA
Kolonel Adriatik  HOXHA
Kolonel Dhori  SPIROLLARI
Kolonel Vait  GOLIKJA 

Detyrën e Zv/Komandantit të KDS e kanë kryer:
Kolonel Agim  LALA,
Kolonel Fotaq  DURO,
Kolonel Taqo  TRAJÇE,
Kolonel Vladimir  QIRIAZI.                             

Me Urdhër të MM, Nr. 81516.datë 06.2006 Kolonel Sandër LLESHI emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Me urdhër të MM Nr. 1432, datë 26.09.2008, Kolonel Kujtim RUSTEMAJ, emërohet Zëvendës Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Me urdhër të MM Nr. 1885, datë 26.12.2008, Ylber DOGJANI, emërohet Shef i Shtabit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.