Misioni i ANO “THOMSON”
MISIONI I ANO-së
Arsimimi dhe trajnimi i nënoficerëve të të gjitha niveleve të FA dhe të personelit të mesëm civil të administratës së mbrojtjes të njehsuar me funksionin e nënoficerit për zhvillimin e karrierës së tyre në Forcat e Armatosura.
Detyrat kryesore për realizimin e misionit.
q Hartimi i planeve dhe programeve mësimore
q Përgatitja e materialeve mësimore dhe bazës didaktike për përmbushjen e misionit
q Përzgjedhja e kandidatëve për ndjekjen e kurseve sipas ligjeve në fuqi dhe kritereve të miratuara nga instancat eprore.
q Aftësimi i ushtarëve profesionistë në nivelin e përgjegjësive të nëntetarit në FA
q Ofrimi i arsimit përkatës institucional të gjithë nënoficerëve për zhvillimin e karrierës së tyre.
q Kualifikimi didaktik i personelit mesimdhënës dhe çertifikimi i tyre si për nevojat e saj dhe për ato të KDS.
q Arsimimi dhe trajnimi i punonjësve civil në FA në përputhje me kriteret e funksionit organik të njehsuara me detyrën e nënoficerit
q Vëzhgimi dhe monitorimi i procesit të zhvillimit të karrierës së nënoficerit.
 copy.jpg)
