Misioni i Akademisë së Mbrojtjes
MISIONI Arsimimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak dhe civil për të gjitha nivelet e lidershipit të FA dhe institucioneve të tjera të Sigurisë dhe të Mbrojtjes; zhvillimi i doktrinës ushtarake; kualifikimi pasuniversitar në fushën e Mbrojtjes e të Sigurisë. PËRGJEGJËSITË - Arsimimi dhe kualifikimi i oficerëve dhe civilëve të Forcave të Armatosura e të institucioneve të mbrojtjes e të sigurisë për nivele të mesme e të larta të drejtimit, si dhe oficerëve të shtabit për gjithë spektrin e operacioneve ushtarake. - Mbështetja e FA me botime doktrinarë, metodika stërvitjeje “tip”, zhvillimi i koncepteve operacionale dhe mbështetja e trajnimit dhe kualifikimit funksional sipas nevojave të Forcave të Armatosura. - Realizimi i punës kërkimore në fushat e mbrojtjes e sigurisë, organizimi i doktoraturës dhe bërja e ekspertizës për probleme teorike e praktike të zbatimit të kërkesave të artit ushtarak. DETYRAT - Ndërton veprimtarinë mësimore dhe kërkimore në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë, Direktivës së Ministrit të Mbrojtjes, si dhe politikave të arsimimit e trajnimit individual të personelit të Forcave të Armatosura. - Realizon Kursin e Lartë për Sigurinë e Mbrojtjen, Kursin e Lartë të Oficerit, Kursin e Komandës e Shtabit të Përgjithshëm, Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit dhe kurse e seminare afatshkurtra sipas politikave arsimore e trajnuese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe planeve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. - Jep njohuri për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Ushtarake, duke shfrytëzuar disiplinat akademike të marrëdhënieve ndërkombëtare, të politikës, ekonomisë, historisë dhe studimet për Sigurinë Kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare dhe përgatit pjesëmarrësit në kurse për detyra të larta në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes. - Përpunon konceptet themelore të drejtimit e menaxhimit, si dhe përgatit, kualifikon dhe trajnon drejtues ushtarakë e civilë për të gjitha nivelet e drejtimit në Forcat e Armatosura si dhe strukturat e sigurisë. - Jep koncepte dhe analizon lidhjen ndërmjet Forcave të Armatosura, shteteve, shoqërisë dhe sistemeve ndërkombëtare. - Përgatit oficerë shtabi dhe komandantë (të nivelit batalion e lart), të aftë në pikëpamje operacionale, për të vepruar në çdo mjedis taktik, operativ dhe strategjik, nacional ose multinacional. - Arsimon dhe aftëson pjesëmarrësit në kurset institucionale me shprehitë teorike e praktike të drejtimit e të zhvillimit të operacioneve luftarake e jo – luftarake në mjedisin kombëtar e ndërkombëtar, sipas koncepteve e standardeve të NATO-s. - Drejton, menaxhon e vlerëson veprimtarinë e pjesëmarrësve në kurset institucionale. - Menaxhon të gjithë procesin e konceptimit dhe të përcaktimit të hierarkisë doktrinare, procesin e hartimit e të botimit të doktrinës së përbashkët dhe doktrinave rrjedhëse (J1 – J9), evidencon problemet dhe inicion e realizon përmirësimet e nevojshme në përputhje me standardet e NATO-s. - Vendos marrëdhënie bilaterale e multilaterale për zhvillimin e arsimimit e të kualifikimit shkencor me institucione arsimore brenda e jashtë vendit. - Realizon veprimtarinë kërkimore nëpërmjet: · realizimit të programeve të ciklit të dytë të studimimeve “Master” dhe ciklit të tretë të studimit “Doktoraturë”; · bashkëpunimit me qendrat studimore të Forcave të Armatosura, si dhe me institucionet a Arsimit të Lartë në vend dhe me strukturat homologe të NATO-s; · hartimit të teksteve, dispensave, leksioneve e materialeve të ndryshme studimore në interes të mësimit në Akademi e më gjerë; · nxitjes dhe mbështetjes së kërkimit shkencor në strukturat e Forcave të Armatosura; · përhapjes së mendimit më të përparuar ushtarak nëpërmjet medies së shkruar dhe elektronike. · veprimtarive promovuese kërkimore - shkencore në nivel kombëtar e më gjerë. - Menaxhon dokumentacionin dhe veprimtarinë e personelit ushtarak që studion në vende të ndryshme.
 copy.jpg)
