Biografia

Kolonel Msc. Agim M. SHAHU

Agim SHAHU ka lindur më 04 Maj 1965 ne Kukes dhe banon në Tirane.  Arsimimin 8-vjeçar e ka kryer ne qytetin e lindjes, kurse ate te mesem ne Tirane, ne shkollen ushtarake “Skenderbej”, nga viti 1980 deri 1984. Pas kesaj ai vazhdoi studimet e larte ne shkollen te Bashkuar te Oficereve ne Tirane, nga viti 1984 deri ne 1988, ne Fakultetin Artileri Kunder Ajrore.

Karrierën ushtarake si oficer e ka filluar si komandant toge më Shtator të  vitit 1988, në Divizionin e 2-te te Kembesorise Bajram Curri. Në Tetor te vitit 1989 emërohet komandant kompanie, detyrë të cilën e kreu deri në Janar 1990. Ne Janar 1990 ai emerohet Shef Shtabi ne Batalionin e AKA-se te Brigades se Kembesorise, Krume. Ne kete Brigade ai sherbeu deri ne vitin 1995, ku kreu detyrat e Komandantit te Batalionit te AKA-se, Shefit te Mbrojtjes Kunderajrore te Brigades se Kembesorise. Ne Tetor te vitit 1995, ai transferohet ne Divizionin e Kembesorise Kukes dhe emerohet Zv. Shef i Mbrojtjes Kunderajrore te Divizionit te Kembesorise Kukes.

Nga ky vite e deri ne vitin 2005, ai sherbeu ne detyra te ndryshme ne kete divizion, si Komandant i batalionit AKA, nga 1998 deri ne vitin 2001, Komandant i Batalionit te 3-te te Kembesorise 2001 deri 2005. Ka marrë pjesë në dy misione ndërkombëtare, në vitin 2005 ai kreu detyren e Analistit te Zbulimit dhe Koordinator ne Operacionin e “Liria e Irakut”, në Komandën e Koalicionit Shumëkombësh, Baghdad, Irak kurse në vitin 2012, kreu detyrën e Përfaqësuesit të FARSH në Komandën dhe Shtabin e ISAF, Kabul, Afganistan.

Ne Shtator 2005, ai emerohet ne Drejtorine e Politikave te Mbrojtjes dhe Integrimit ne Ministrine e Mbrojtjes. Me pas ai sherben ne Drejtorine e Operacioneve dhe Stervitjes se Shtabit te Pergjithshem dhe ne Shtator 2006-2007 ndjek studimet ne Akademine e Mbrojtjes, ne Kursin e Oficerit te Shtabit te Pergjithshem. Pas ketyre studimeve emerohet Shef i Deges se Planifikimit ne Komanden e Doktrinave dhe Stervitjes, deri ne tetor 2008. Me pas ai sherbeu si Keshilltar ne Zyren e Komandantit te Forces se Bashkuar dhe pas suprimimit te saj ne Degen e Operacioneve e Stervitjes se Forces Tokesore, Zall-Herr, deri ne Shtator 2010. Ne shtator 2010 selektohet dhe kryen studimet ne Kursin e Larte te Oficerit ne Akademine e Mbrojtjes, deri ne Korrik 2011.

Gjate karierës së Tij si ushtarak, ai gjithashtu, ka kryer edhe nje seri kursesh e kualifikimesh te tjera brenda dhe jashte shtetit, ku me kryesoret mund te permendim: Kursin Themelor te Oficerit ne Bukuresht,  Kursin e Inspektorit te Arm-Kontrollit ne Rome,  Kursin e Oficerit te Shtabit te OKB-se ne Suedi, Kursin e Manaxhimit te Burimeve te Mbrojtjes ne Monterey, Kaliforni,  SHBA, si dhe pjesmarrje ne shume Konferenca, Workshope e grupe pune ne vendet e NATO-s, etj ku per rezultate te larta ne realizimin e detyrave është vlerësuar dhe dekoruar disa herë nga eproret e Tij, Aleatet e NATO-s, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministri i Mbrojtjes.

Ai flet mirë gjuhët Angleze dhe Italiane, mban gradën e N/Kolonelit dhe ka mbrojtur programin e “Masterit Shkencor” në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.  Është i martuar me Fadilen dhe kane dy djem, Erjonin 18 vjeç dhe Elvisin 15 vjeç. Aktualisht është emeruar Komandant i Shkollës së Trupës, Bunavi, Vlore, detyrë që vazhdon ta kryeje që nga data 01 Tetori 2012.