Website i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes eshte ne ndertim e siper...
Get the Flash Player to see this rotator.

ORGANIZIMI I SHTABIT TË KDS.

I. ORGANIZIMI I SHTABIT TË KDS.

Shtabi i Komandës së Doktrinës e Stervitjes ka në përbërje:
- Seksionin e Administrim Informacionit.
- Degën e Përsonelit.
- Degën e Zbulimit/Sigurisë.
- Qendrën Operacionale/Arsimimit/Stervitjes.
- Degën e Logjistikes.
- Degën e Planifikimit.
- Degën e Ndërlidhjes.
- Degën e Planifikim/Programim/Buxhetimit.
- Degën e Bashkëpunimit Civilo/Ushtarak.

II. MISIONI I SHTABIT.

Bashkërendimi, përpunimi e zbatimi i detyrave të Komandantit të KDS, si dhe planëzimi, organizimi dhe kontrolli i procesit të arsimimit e stërvitjes në interes të përmbushjes së misionit të KDS.

III. ROLI I SHTABIT.
- Zbatimi i kërkesave të akteve ligjore e n/ligjore në veprimtarinë e KDS.
- Planëzimi, bashkërendimi dhe kontrolli i veprimtarive kryesore të KDS.
- Sigurimi i masave të zbulimit, ruajtjes e mbrojtjes së personelit, informacionit dhe infrastrukturës së KDS.
- Sigurimi dhe ruajtja e aftësive operacionale të strukturave të KDS sipas niveleve të kërkuara.
- Përgatitja e planeve afatmesëm e afatgjatë të arsimimit e të stërvitjes në institucionet e KDS, planeve të integrimit e të bashkëpunimit, duke bërë harmonizimin e këtyre planeve në kuadrin e planit të përgjithshëm të KDS.
- Mbështetja në fushën e komandim kontrollit, komunikimit, kompjuterizimit dhe informacionit (C4I)
- Menaxhimi, integrimi dhe kontrolli i zbatimit të programeve arsimore e stërvitore.
- Zhvillimi i marrëdhënieve të KDS me institucionet e tjera dhe me publikun.
- Hartimi i planeve të bashkëpunimit të KDS me vëndet antare dhe partnere të NATO-s, në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.
- Planifikimi dhe monitorimi i procesit të modernizimit të strukturave të KDS, duke synuar përmbushjen e standarteve që rrjedhin nga misioni.
- Programimi, planifikimi dhe menaxhimi i burimeve financiare në përputhje me aktet ligjore e n/ligjore në fuqi.

Ndihmon Komandantin e KDS:
- Në njohjen e resurseve dhe kapaciteteve njerëzore dhe në marrjen e vendimeve për planizimin dhe përdorimin me sa me efektivitet te tyre.
- Në përzgjedhjen e alternativave më të mira vendimarrëse, në përmirësimin e strukturave, në përcaktimin e nevojave për përgatitjen dhe edukimin e personelit të shërbimit të ruajtjes e sigurisë.
- Në njohjen e resurseve dhe kapaciteteve logjistike dhe në marrjen e vendimeve për planizimin dhe përdorimin me sa më efektivitet të tyre.
- Në njohjen e situatës dhe aktorëvë që veprojnë në zonën e operacionit, për marrjen e vendimit.

IV. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË, SHEFIT TË SHTABIT
DHE DEGËVE NË SHTABIN E KDS:

1. SHEFI I SHTABIT TË KDS.
a) Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikon, monitoron e vlerëson nivelet operacionale të formacioneve të KDS, realizimin e procesit arsimor e stërvitor, si dhe përgatit raporte periodike për Komandantin e KDS.
- Planifikon masa për forcimin e rregullit e disiplinës ushtarake, gjëndjen morale, gadishmërinë luftarake, plotësimin me personel dhe pajisje të shtabit dhe institucioneve të KDS.
- Planifikon e ndjek realizimin e programeve të modernizimit të strukturave të KDS, duke synuar përmbushjen e standardeve të NATO-s.
- Programon, planifikon dhe menaxhon burimet financiare në përputhje me aktet ligjore e n/ligjore, për realizimin e misionit të KDS.

b) Detyrat kryesore:
- Planizon e koordinon punën me seksionet e degët në shtab dhe institucionet vartëse, për realizimin e misionit të KDS.
- Planifikon dhe koordinon mbështetjen me sherbime të KDS, në përputhje me misionin dhe prioritetet e zhvillimit.
- Përcakton dhe kontrollon zbatimin e afateve të planizimit në shtab, në përputhje me urdhrat e udhëzimet e Komandantit.
- Përgatit plane, urdhera e udhezime për Komandantin e KDS, në fushen e operacionalitetit, gatishmerise, arsimimit dhe stërvitjes.
- Planizon e koordinon punën në shtab, për përcaktimin e nomeklaturës e përgjegjësive për krijimin dhe shkallëzimin e rezervës materiale dhe informatizimin e sistemit të mbështetjes.
- Programon njohjen e zbatimin e akteve ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me funksionimin normal të procesit të arsimimit e stervitjes, si dhe mbështetjes me sherbime të KDS.
- Koordinon punën në shtab, për detaimin e burimet financiare të KDS, në përputhje me nevojat e prioritetet, bazuar në kuotat e miratuara si dhe ndjek realizimin e fondeve të disponueshme për shtabin e KDS.
- Ndjek dhe kontrollon zbatimin e urdhërave, udhëzimeve dhe procedurave për sigurimin e furnizimit sipas nomeklaturës, riplotësimin e gjëndjes, administrimin, trajtimin e mirëmbajtjen e materialeve e pajisjeve.
- Kontrollon zbatimin e procedurave për trajtimin e materialeve dhe pajisjeve të tepërta.
- Organizon punën për hartimin e programimit të arsimimit, stërvitjes dhe planeve të mbështetjes sme sherbime të veprimtarive të KDS.
- Organizon punën për marrjen, kolaudimin, administrimin e ndihmave, si dhe njohjen dhe zbatimin e koncepteve për standartizimin dhe kodifikimin e materialeve dhe pajisjeve të ndryshme.
- Planifikon sigurimin e mbështetjes me shërbimet e trupës, me qëllim përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të jetesës dhe stërvitjes së efektivave.
- Organizon kontrolle për higjenën, pastërtinë e profilaksinë në strukturat e KDS.
- Kontrollon zbatimin e rregullave të ruajtjes, sigurisë, MNZSH, të sekretit dhe të punës me dokumentat shkresore.
- Planifikon, organizon dhe koordinon punen me sektoret e deget në shtab, për planifikimin dhe mbështetjen me sherbime vjetore, afatmesme dhe afatgjatë, në përputhje me buxhetin dhe prioritetet.
- Ndjek krijimin dhe shkallëzimin e rezervave sipas sherbimeve dhe miraton rregulla për ruajtjen, administrimin e përdorimin e tyre.
- Koordinon punen me sektoret, deget dhe institucionet vartëse për përgatitjen e studimeve dhe bën propozime tek Komandanti i KDS, për norma, standarde e kushte teknike, afate përdorimi e shërbimi për materialet dhe pajisjet logjistike.
- Koordinon punen me sektoret, deget në shtab dhe institucionet vartëse, për hartimin dhe miratimin e specifikeve teknike të materialeve që prokurohen.
- Ndjek zbatimin e Programit të Mbështetjes të Emergjencave Civile.
- Planizon inspektime e kontrolle në strukturat e KDS, për testimin dhe vlerësimin e aftësive operacionale të formacioneve të KDS.
- Merr pjesë në inspektime/vëzhgime për problemet e arsimimit e stërvitjes, përgatit përfundime e detyra.
- Organizon punën në shtab, për përmirësimin e procesit operacional, të gatishmërisë, arsimimit e stërvitjes, në përputhje me legjislacionin, rregullat, urdhrat e udhëzimet për këtë qëllim.
- Përpunon përvojën e arritjeve në fushat e operacionalitetit, arsimimit dhe të stërvitjes si dhe realizon përgjithësimin e tyre.
- Inicon krijimin e grupeve të punës për realizimin e studimeve në kuadrin e përmirësimit në vazhdimësi të procesit të arsimimit dhe të stërvitjes.
- Këshillon komandantin e KDS-së për përdorimin e formacioneve të KDS, në ndihmë të pushtetit civil, përgatit urdhrat operacional.
- Bën vlerësime për menaxhimin e personelit, me qëllim marrjen e vendimeve sa më të drejta në realizimin e misionit.

V. ORGANIZIMI I SEKSIONIT TË ADMINISTRIM INFORMACIONIT NË KDS.

Seksioni i Administrim Informacionit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka në përbërje; Shefin e Seksionit të Administrim/Informacionit; Specialist për Dokumentat e Klasifikuara/Arkivist, N/Oficer për Administrimin/Operator, si dhe Sekretar/Arkivist/Operator.

1. Misioni.

Administrimi, qarkullimi, ruajtja dhe shfrytëzimi i dokumentave që hyjnë e dalin në KDS dhe institucionet e vartësisë. Përpunimi tekniko-shkencor, shfrytëzimi dhe ruajtja e fondit arkivor të KDS.

2. Përgjegjësitë kryesore.
- Administrimi, përpunimi, ruajtja, sistemimi dhe shfrytëzimi i dokumentave.
- Mbajtja e korespodencës, regjistrimi, protokollimi sipas klasifikimit të dokumenteve.

3. Roli i Seksionit të Administrim Informacionit.

Bën koordinimin e informacionit të klasifikuar dhe atij të zakonshëm të komandës me shefat e degëve dhe anasjelltas, për të siguruar mbarvajtje të punëve, me qëllim marrjen e vendimeve sa më të drejta në realizimin e misionit.

Ndihmon Komandantin e KDS në marrjen e vendimeve për planizimin dhe përdorimin me sa më efektiv të informacionit.