Historiku i Akademisë Ushtarake "Skenderbej"

Në FA Shqiptare ka funksionuar shkolla ushtarake e oficerëve që në periudha të ndryshme ka qenë dy , tre dhe katër- vjeçare.

Në vitin 1996 kjo shkolle kthehet ne Akademi Ushtarake me emrin “Skënderbej” me kohëzgjatje 3 vjet, me 3 fakultete ( këmbësorisë, detarisë dhe  ajror), ku pas përfundimit të akademisë 25% e të diplomuarve ndiqnin direkt degë të universiteteve civile dhe pjesa tjetër e ndiqte atë në vitet në vazhdim.

Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 720 datë 30.10.2003 u krijua Universiteti Ushtarak “SKËNDERBEJ” dhe më 09.07.2004 u    vendosën   kuotat e pranimit për vitin akademik 2004 – 2005 gjithsej  150 veta.
Në 27 shkurt 2004, Ministri i Mbrojtjes miraton planin e    transformimit të akademisë ushtarake tre-vjeçare në një universitet ushtarak me program të akredituar katër-vjeçar.
Më 31 korrik 2004 miratohen dokumentet kryesore të UUS.

Programi katër-vjeçar akademik filloi në shtator 2004 me Fakultetin e Menaxhimit.
Më 17 janar 2005, Ministri i Mbrojtjes miraton zgjerimin e programit të UUS me një Fakultet të ri në degën Teknike (Elektronike).

Ne kuadër të reformimit të arsimimit ushtarak ёshtё bёrё transferimi i studimeve të UUS ne Universitetin e Tiranes dhe Universitetin Politeknik tё Tiranes me Vendim tё Këshillit tё Ministrave Nr. 832. date 29.07.2009.

Me studentët e UU “Skënderbej”, për çdo vit akademik  planëzohet e realizohet stërvitje e grupuar, sipas niveleve të përcaktuara.  Qëllimi i kësaj stërvitje është: përvetësimi prej studentëve  të elementeve bazë ushtarakë, aftësimi i tyre për të vepruar si ushtarë në përbërje të grupit e skuadrës, përgatitja si drejtues me karakter, nё rol të lidershipit.

Qendrës e Gjuhëve të Huaja ka intensifikuar punën për realizimin e programit të mësimit të gjuhës angleze si gjuhë operacionale e NATO-s, si dhe të gjuhëve të tjera të huaja. QGJH, krahas rritjes së nivelit të mësimdhënies, kërkon hapësira te reja veprimtarie si: përgatitja e materialeve doktrinore e taktike në gjuhën angleze, përkthime të dyanshme të literaturës prestigjioze e të botimeve të tjera të rëndësishme për FA si dhe mbështetja e nevojave për trajnim me kurse të ndryshme të terminologjisë ushtarake, etj.

Në kuadër të reformimit të  Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe bazuar në Dekretet e Presidentit te RSH nr. 6537 date 09.12.09  “Për Strukturën Organizative të FARSH” Universiteti Ushtarak “Skënderbej”  do të riorganizohet në  Akademi Ushtarake “Skënderbej”