Misioni dhe Detyrat e Akademisë Ushtarake "Skenderbej"

Të arsimoje e përgatisë brezin e ri të oficereve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Detyrat  kryesore
•    Hartimi i planeve, programeve teksteve, metodikave mësimore, për arsimimin dhe stërvitjen e oficerëve të rinj.
•    Përgatitja e materialeve mësimore (tekste, bazë materiale e didaktike) për përmbushjen e misionit.
•    Përzgjedhja e kandidatëve për oficerë sipas legjislacionit në fuqi dhe kriteret e miratuara nga instancat eprore.
•    Edukimi i përgjithshëm dhe aftësimi i oficerëve të rinj për të drejtuar trupat, deri në nivel toge, për operacione luftarake dhe jo luftarake.
•    Edukimi i oficerëve të rinj si qytetar me uniformë.
•    Bashkëpunimi me institucionet e larta arsimore ushtarake dhe civile dhe me strukturat e FA, për përmirësimin e vijueshëm të procesit mësimor dhe stërvitor.
•    Formimi i gjithëanshëm moralo-psikologjik, metodik e fizik, për të përballuar vështiresitë.
•    Menaxhimi i kandidatëve për oficerë që studjojnë në shkollat jashtë vendit.
•    Përzgjedhja e kandidatëve sipas prirjeve të tyre për specializimin e mëtejshëm në Forcat e Armatosura.
•    Te organizoje e zhvillojë aktivitetet sportive, garat për përgatitjen fizike në.
•    Kryerjen e studimeve dhe ekspertizës në interes të procesit mësimor.
•    Zhvillon e drejton procesin e arsimimit te studenteve ne AUS e kursantëve ne SHT per krijimin e aftesive te qendrueshme per etiken e      sjelljes, komunikimit, qendrimit të mardhenieve dhe drejtimin e njerëzve.

Vizioni i  Akademisë Ushtarake “Skёnderbej”

Akademia Ushtarake është institucioni i vetëm arsimor i cili merret me arsimimin e kandidateve të cilët janë përzgjedhur si oficeret e rinj te FA te RSH.
Te titulluarit oficer te rinj te FA-se do te thotë qe duhet te jene te mire arsimuar si drejtues ushtarak me një moral te forte dhe kurajoz, te jene krijues, te vendosur dhe te shkathet.
Programi arsimor  ne Akademi është menduar te zgjasë 1 vit akademik ku pjesën kryesore te tij do ta zënë përgatitja ushtarake. Studentet qe ndjekin studimet ne këtë Akademi kane përfunduar me pare studimet e larta me kohe te plote në një Universitet  te akredituar (diplome e nivelit te pare), kështu qe programi ne Akademinë Ushtarake do jete i kombinuar përgatitje ushtarake, përgatitje fizike dhe përgatitje te përgjithshme.
Ne fushën e arsimimit profesional Oficeri i ri si drejtues ushtarak duhet te zotëroje konceptet, teknikat themelore ushtarake dhe te kuptoje taktiken dhe Doktrinën bashkëkohore ushtarake.
Studenti  duhet te kuptoje dhe te vete-angazhohet maksimalisht me principet dhe kodin etik te ushtarakut profesionist shqiptar.
Çdo i titulluar ne Akademinë ushtarake nëpërmjet programit te Përgatitjes ushtarake merr njohuritë e nevojshme baze për njësite taktike te vogla dhe për lidership-in, përvetëson e konceptet doktrinore te operacioneve luftarake dhe jo luftarake si dhe shprehitë teorike-praktike me te domosdoshme.
Në perfundim te studimeve(kursit)  ne AUS,  studenti  do te jete i afte :
•    Të veproje dhe te drejtoje formacionin e toges ne operacione luftarake dhe joluftarake.
•    Të mendoje e veproje ne menyre krijuese.
•    Të njohe urdherin dhe te kerkoje zbatim etik e te arsyeshem ne procesin e vendim-marrjes.
•    Të demostroje aftesi dhe deshire per te ndjekur ne menyre progresive e te vazhdueshme evoluimin (zhvillimin) intelektual te tij.
•    Të demostroje aftesi (zotesi) ne njohjen e historise, kultures, legjislacionit dhe menyren humane te sjelljes.
•    Të udhëheqë e menaxhoje trupën qe drejton dhe njëkohësisht te mbaje lart vlerat thelbësore te ushtrisë shqiptare.
•    Të  reflektoje ndjenje të larte përgjegjësie, vetëmohimi, integriteti, disipline, besnikëri dhe  ndjenje respekti e solidariteti për të tjerët.

Struktura e Akademisë Ushtarak “Skënderbej” përbëhet nga:
Komandanti
Dega e arsimimit
Shtabi i AUS
Departamenti i Përgatitjes Ushtarake
Departamenti i Përgatitjes Fizike, Sporteve
Departamenti i Shkencave Shoqerore.
Batalioni Studentor