Website i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes eshte ne ndertim e siper...
Get the Flash Player to see this rotator.

Historiku i Shkollës së Trupës

Shkolla e Trupës është përvijim i traditës dhjetë vjeçare të arsimimit ushtarak në Forcat e Armatosura.

Në viti 2007 u krijua Shkolla e Trupës me qendër në Yzberisht Tiranë. Kjo strukture u krijua   mbi bazën dhe ekperiencën  së 5 shkollave : Shkollës së Trupës të Forcave Tokësore, Forcave Detare, Forcave Ajrore, Mbështetjes Logjistike dhe Shkollës së Trupës të Autonomeve të Shtabit të përgjithshëm të FA.

Puna në Shkollën e Trupës filloi me hartimin e dokumentacioneve, programeve, duke marrë si model traditën e mirë të arsimimit ushtarak në vite dhe eksperiencën e ushtrive perendimore të vendeve të NATO-s.

Në këtë aspekt konsultat, konferencat dhe diskutimet e zhvilluara sollën si risi hapa pozitive në implementin e strukturës, në menaxhim të personelit, në përmirësimin e infrastrukturës, në standardizimin dhe kodifikimin e programeve në pëputhje me udhëzimet e ardhura nga Komanda e Doktrinës e Stërvitjes dhe Plani i Zhvillimit të Forcave të Armatosura.

Shkolla e Trupës ka përgatitur Rregulloren e  Brëndshme të saj si akt normativ, mbi bazën e së cilës organizohet, ndërtohet dhe drejtohet veprimtaria në shkollë. Në këtë dokument  përcaktohen saktë dhe qartë detyrimet e të gjitha hallkave organizative të strukturave

Kursantët që kalojnë në kurse janë oficer, nënoficer, ushtarë profesionistë, studentë të Universitetit Ushtarak “Skënderbej” dhe pasuniversitar. Spacialitetet janë gjitha armëve e shërbimeve si: këmbësori, xhenio-kimi, radiozbulim, detari, aviacion, zbulim-topografi, artileri, personel-administrate, mirëmbajtje, transport, ndërlidhje, polici ushtarake, drejtues automjeti etj, në mbështje të Forcave të Armatosura