Misioni dhe Detyrat e Shkollës së Trupës
Arsimimi, stërvitja e kualifikimi i oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve profesionistë dhe civilëve të Forcave të Armatosura në specialitetet përkatëse për kryerjen e detyrave funksionale, hartimi i manualeve dhe zhvillimi konceptual i armëve e shërbimeve të FA.
PERGJESITE KRYESORE
- Shkolla e Trupës është përgjegjëse përpara Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, për përgatitjen, stërvitjen dhe kualifikimin e oficerëve, n/oficerëve, ushtarëve profesionistë dhe civilëve të reparteve të Forcave të Armatosura, për të realizuar misionin, detyrat e tyre sipas funksionit organik.
- Për realizimin e misionit të saj, Shkolla e Trupës, orientohet dhe mbështetet në realizimin e këtyre Detyrave Kryesore:
- Zbaton politikat e arsimimit për personelin e reparteve të FA duke synuar shkallë të lartë motivimi, standartizim të veprimtarisë së brendshme dhe integrimin normal në shoqëri, të personelit të përgatitur në shkollë.
- Harton dhe përsos programet mësimore, në funksion të angazhimeve ligjore për zbatimin e kërkesave të Strategjisë së Arsimimit të Personelit të FA në përputhje dhe në përgjigje të ndryshimeve të reja që sjell koha zhvillimi i KA.
- Çdo vit harton udhezimet për përgatitjen e programeve të mesimit dhe stërvitjes në zbatim të detyrave të vëna nga KDS .
- Përcakton dhe ripërcakton nevojat për personel të kualifikuar sipas fazave të ristrukturimit dhe detyrave të marra.
- Krijon, riparon dhe përmirëson në vijimesi infrastrukturën e mësimit e stërvitjes për të garantuar përgatitjen ushtarake-profesionale të trupës të FA.
- Bën sigurimin materialo-teknik e didaktik të Shkollës sipas fondeve nga Buxheti i Shtetit dhe ndihmave të ushtrive të vendeve të tjera.
- Hartimi i manualeve deri në nivel kompanie.
- Hartimi i planeve për zhvillimin e armëve dhe shërbimeve të FA.
- Zhvillimi i kurseve kualifikuese për personelin civil të Forcave të Armatosura.
- Realizon sigurimin, administrimin dhe përdorimin efektiv të poligoneve, minipoligoneve, këndeve të stërvitjes dhe bazës materiale të lëvizshme për stërvitjen e trupës, duke garantuar plotësimin e misionit të Shkollës.
- Përgatit plane dhe urdhëra që integrojnë personelin, sherbimet, komunikimin dhe proçedurat e arsimimit të trupës, për të garantuar realizimin e misionit në çdo kohe dhe situatë.
- Përpunon materiale mesimore dhe studimore, si dhe mjete ndihmuese mësimore për arsimimin e oficerëve, n/oficereve, ushtareve profesionistë dhe civilëve.
- Ka përgjegjësi të sigurojë arsimimin dhe përgatitjen e trupës të kursantëve në specialitetet përkatëse, sipas sipas nevojave të reparteve të Forcave të Armatosura dhe planeve të miratuara nga Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes për kohe paqeje, krize, operacione humanitare, paqeruajtëse dhe lufte.
- Është institucioni përgjegjes ligjor, i autorizuar të realizojë përgatitjen speciale, cilësore të kursantëve të FA dhe të garantojë aftësimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të kësaj trupe për plotësimin optimal të misionit të tyre.
STRUKTURA ORGANIZATIVE
- Shkolla e Trupës varet nga Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe kryen funksione stërvitore, kualifikim, rikualifikim, studim, eksperimentim të personelit të planizuar, duke siguruar:
- Komandim dhe kontroll të pandërprerë dhe efektiv të të gjithë veprimtarisë të Shkollës.
- Mundësi për përgatitjen, formimin, specializimin, kualifikimin e personelit.
- Mundësi për studimin, ekspërimentimin dhe aplikimin e përvojës, traditave dhe kulturës sipas specialiteteve përkatëse.
- Aftësim ushtarako-profesional dhe organizativo-drejtues sipas funksioneve dhe niveleve të hierarkisë.
- Mundësi për mbështetjen e proçesit stërvitor, jetesës, punës dhe sherbimit, nëpërmjet ruajtjes dhe zhvillimit të infrastruktures.
- Ka përgjegjesinë jo vetëm të formulojë me vizion të unifikuar, standartet e treguesit për formimin dhe përgatitjen e kuadrove të trupës, por edhe verifikimin e përputhjes së cikleve didaktik-formuese me objektivat, detyrat dhe kerkesat e shtruara nga Komandanti i KDS.
