ORGANIZIMI I DEGES SE LOGJISTIKES (G-4)
Dega e Logjistikës në Komandën e Doktrines dhe Stervitjes ka në përbërje: Shefin e Degës së Planifikimit e Kodifikimit, Oficer Shtabi për Logjistiken, Oficer Shtabi për Shendetsinë, Specialist për Transportin/Mirëmbajtjen, Specialist për Armatim/Municionin, Specialist për Administrimin e Sherbimeve, Specialist për Infrastrukturen/Mjedisin dhe Llogaritarin e Armatim/Municionit.
1. Misioni:
Planifikon mbështetjen logjistike të Komandes se Doktrines dhe Stervitjes, sipas fushave përbërëse, në përputhje me resurset, buxhetin, prioritetet dhe vizionin e zhvillimit.
Zbaton politikat e mbështetjes logjistike sipas përparësive të përcaktuara nga misioni i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes.
a) Përgjegjësitë kryesore.
Sigurimi i mbështetjes me sherbime të trupës, për kryerjen e misionit dhe detyrave operacionale të KDS.
Sigurimi i furnizimit te pandrprere, sipas normave i strukturave të KDS, ndjekja e procedurave per pritjen, magazinimin, shperndarjen, trajtimin dhe mirmbajtjen e artikujve te furnizimit, perfshire percaktimin e llojit dhe sasine e cdo artikulli.
Hartimi dhe planifikimi i nevojave materiale, procedurave, rregullave për furnizimin me materiale e pajisje të KDS.
b) Detyrat kryesore:
Planifikon dhe koordinon mbeshtetjes logjistike për të gjitha njesite dhe repartet e Komandes se Doktrines dhe Stervitjes.
Perpunon parime e koncepte për planifikimin e mbeshtetjes logjistike.
Përgatit rregulla e proçedura për mbështetjen logjistike.
Planifikon mbështetjen logjistike vjetore, afatmesme dhe afatgjatë të KDS, në përputhje me buxhetin dhe prioritetet.
Përgatit planet e mbështetjes dhe koordinon me strukturat logjistike te KDS dhe KM për sigurimin e mbështetjes ne operacion.
Planifikimin, administrimin dhe kompletimin e KDS me armatim, municione e instrumenta.
Harton planet per mirëmbajtjen e pajisjeve dhe teknikes nga strukturat e KDS, si dhe koordinon me KM, për realizimin e planit te mirmajtjtjes se nivelit te III dhe IV.
Përgatit urdhëra dhe udhëzime për zbatimin e proçedurave për mbështetjen logjistike sipas fushave dhe ndjek zbatimin e tyre.
Përgatit proçedura, udhëzime e rregulla për trajtimin e pajisjeve dhe materialeve të teperta.
Zbaton konceptet për informatizimin, standartizimin dhe kodifikimin e materialeve dhe pajisjeve logjistike.
Propozon normativa për gatishmërinë e elementëve logjistik.
B/punon me G3, G5, për shkallëzimin e rezervave materiale logjistike dhe miraton rregulla për ruajtjen, administrimin e përdorimin e tyre.
Monitoron gatishmërinë operacionale të elementëve logjistik dhe përgatit raporte e informacione për Komandantin e Komandes se Doktrines dhe Stervitjes.
Ndjek zhvillimin e kapaciteteve të strukturave riparuese dhe organizon mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake sipas niveleve.
Planifikon dhe siguron mbështetjen me transport për lëvizjen e trupave, furnizime, etj.
Planifikon mbështetjen me sherbime të trupës për arritjen e standarteve në kushtet e jetesës, punës dhe stërvitjes të efektivave.
Monitoron gjendjen e mjedisit në KDS dhe organizon kontrollin e nivelit të ndotjeve në njësi e reparte.
Ndjek projektet për zhvillimin, përmirësimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturs në përputhje me buxhetin e miratuar.
Ndjek detyrimet logjistike në kuadrin e b/punimit me NATO-n dhe vendet partnere.
Përgatit studime dhe ben propozime në SHPFA, për norma, standarde e kushte teknike, afate përdorimi e shërbimi për materialet dhe pajisjet logjistike.
Bashkepunon me deget në shtabin e KDS, komandat e njësive për hartimin dhe miratimin e specifikeve teknike të materialeve që prokurohen.
Ndjek zbatimin e ligjëshmërisë në ruajtjen, mirëmbajtjen, administrimin, përdorimin dhe inventarizimin e infrastrukturës, pajisjeve, armatim-municioneve dhe materialeve logjistike.
Verifikon gjëndjen cilësore të municioneve dhe propozon masa për trajtimin e tyre.
Kryen studime dhe propozon ne SHP te FA, afatet e perdorimit te pajisjeve logjistike dhe zbaton procedurat per nxjerrjen e tyre jashte perdorimit.
Bashkëpunon me G-3, G-9, për zbatimin e detyrimeve të Programit të Mbështetjes të Emergjencave civile.
Përgatit nevojat për prokurime të centralizuara në pajisje e artikuj, të shoqëruara me specifikimet përkatëse.
Përgatit praktikat për pritjen dhe administrimin e ndihmave që vijnë në interes të KDS dhe ndjek administrimin e tyre në repartet përdoruese.
Siguron furnizimin me armatim municion të njësive e reparteve te KDS.
Administron ne vazhdimesi gjendjen fiziko-kimike te municioneve, planizimin e kontrollit periodik dhe sigurimin e ciklit jetesor.
Zbaton planin e shkallezimit te rezervave te armatim municionit dhe materale te tjera, sipas detyrave e drejtimeve.
Ndjek detyra për sigurine ne licensimin grupdepove, magazinimin dhe perdorimin e municioneve.
Ndjek zbatimin e rregullave për transportin dhe perdorimin e municioneve.
Ndjek detyrat për asgjesimin e stoqeve te municioneve, sipas rrezikshmerise, vjetersise dhe vendndodhjes.
Planifikon dhe koordinon mbështetjen me transport për lëvizjen e trupave e materialeve logjistike, të formacioneve ushtarake të KDS në kryerjen e misioneve dhe detyrave operacionale në kohë paqe e krize, jashtë dhe brenda vendit.
Planizon dhe ndjek kompletimin me mjete transporti të njësive të KDS.
Analizon e përcakton mënyrën dhe koston e transportit gjatë lëvizjes së trupave e materialeve.
2. Roli i Degës Logjistikes në shtabin e KDS.
Bën vleresime logjistike per komandimin e KDS per zonen e operacionit, per te siguruar nje mbeshtetje maksimale te personelit me qellim marrjen e vendimeve sa me te drejta ne aktivitetin dhe punen e tyre.
Ndihmon Komandantin e KDS ne njohjen e resurseve dhe kapaciteteve logjistike dhe ne marrjen e vendimeve per planizimin dhe perdorimin me sa me efektivitet te tyre.
 copy.jpg)
