G-6 (Nderlidhja)
ORGANIZIMI I DEGES SE NDERLIDHJES NË KDS (G-6).
Dega e Ndërlidhjes në Komandën e Doktrines dhe Stervitjes ka në përbërje; Shefin e Degës së Nderlidhjes, Oficerin e Shtabit/Specialist për Informatizimin dhe Specialistin për Sistemet e Telekomunikacionit.
1. Misioni.
Planizimi, zhvillimi dhe menaxhimi i mbështetjes me ndërlidhje të KDS.
a) Përgjegjësitë kryesore.
- Mbajtja në gatishmëri dhe mbështetjen me ndërlidhje të KDS.
b) Detyrat kryesore:
- Përgatitja e raporteve periodike për Komandantin dhe Shefin e Shtabit të KDS për mbarëvajtjen dhe mbështetjen me ndërlidhje të KDS, institucioneve dhe reparteve vartese.
- Planizon dhe kordinon mbeshtetjen me nderlidhje te njesive dhe reparteve ne vend dislokimet e perhershme te KDS, per te siguruar kushte normale per pune, komunikim e stervitje te gjithe efektivave.
- Ndjek krijimin e rezervave te nevojshme materiale e paisje nderlidhje dhe mbajtjen ne gadishmeri te tyre ne varesi te misionit te KDS.
2. Roli i Degës së Ndërlidhjes.
Bën vleresime per nderlidhjen per te siguruar komunikim e komandimin e Komandantit e Shtabit te KDS me njesite e institucionet vartese te saj, me qellim marrjen e vendimeve sa me te drejta ne aktivitetin dhe punen e tyre.
Ndihmon Komandantin e KDS ne njohjen e resurseve dhe kapaciteteve te Nderlidhjes si dhe ne marrjen e vendimeve per planizimin dhe perdorimin me sa me efektivitet te tyre.
 copy.jpg)
