G-8 (Financa)
ORGANIZIMI I DEGËS SË PLANIFIKIM/PROGRAMIM/BUXHETIMIT (G-8)
Dega e Planifikim Programim Buxhetimit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka në përbërje; Shefin e PPB, Oficer Shtabi për Buxhetin, Oficer Shtabi për Financën, Oficer Shtabi për Planifikimin, Specialist finances e Llogaritar/arkëtar.
1. Misioni.
Menaxhon dhe mbështet me burime financiare KDS në përputhje me resurset, buxhetin, prioritetet dhe vizionin e zhvillimit.
a) Përgjegjësite kryesore.
Administron burimet financiare, planifikon zbatimin e politikave financiare në institucionet/repartet e vartësisë së Komandës Doktrinës dhe Stërvitjes.
Mbështet financiarisht veprimtarinë dhe aktivitetin normal të KDS-së.
Harton plan afatmesëm dhe afatgjatë të nevojave sipas misionit që ka KDS.
b) Detyrat kryesore:
Drejton veprimtarinë ekonomiko-financiare të KDS-së ne funksion te zbatimit te detyrave dhe për realizimin e programit të punës
Zhvillon dhe rishikon planet afatmesëm dhe afatgjatë.
Menaxhon fondet e akorduara nga MM për KDS.
Planifikon mënyrën e shfrytëzimit të burimeve financiare e monetare.
Harton kërkesa për shtesa në fonde buxhetore në përshtatje me nevojat emergjente apo të planifikuara.
Përgjigjet për mirë-administrimin e vlerave materiale monetare.
Harton udhëzime për ceshtje funksionale.
Ndjek dhe zbaton me përpikëri fondet buxhetore te vëna ne dispozicion duke zbaruar te gjitha aktet ligjore e n/ligjore.
Ndjek në vazhdimësi aktivitetin ekonomiko-financiar ne të gjitha strukturave KDS-së.
Bashkërendon veprimet me të gjitha repartet e vartësisë dhe seksionet në shtabin e KDS-së për kryerjen e te gjitha detyrave dhe veprimtarive ne interes të shtabit.
Njeh personelin me ndryshimet e akteve ligjore e n/ligjore, urdhrat dhe udhëzimet e ndryshme qe kane te bëjnë me probleme ekonomike te prekshme nga personeli.
2. Roli i Degës së Planifikim/Programim/Buxhetimit.
Programon, planifikon dhe menaxhon burimet financiare në përputhje me aktet ligjore e nën/ligjore në fuqi për mbështetjen e realizimit të misionit të KDS.
Informon dhe ndihmon Komandantin e KDS në marrjen e vendimeve për problemet financiare. Planifikon, menaxhon dhe ndjek realizimin e fondeve financiare me sa me efektivitet te tyre bazuar ne aktet ligjore e n/ligjore në fuqi.
 copy.jpg)
