G-9 (Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak)
ORGANIZIMI I DEGËS SË BASHKËPUNIMIT CIVILO-USHTARAK (G-9)
Dega e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak ka në përbërje të saj; Shefin e Degës së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, Oficer shtabi për Bashkëpunim dhe Informim, Specialist BCU, Operator N/oficer/Civil.
1. Misioni
Bashkëpunimi me strukturat shtetërore e shoqërore dhe me shoqërinë civile për të siguruar mbështetjen e nevojshme në përmbushjen e misionit të KDS.
a) Pergjegjesitë kryesore.
Koordinon veprimtaritë e KDS, me organizatat dhe autoritetet civile dhe të gjithë aktorët ushtarakë e civilë për ralizimin e misionit në fushën e përgjegjësisë së saj.
Këshillon komandantin dhe shefin e shtabit të KDS-së për të gjitha çështjet e bashkëpunimit civilo-ushtarak.
b) Detyrat kryesore:
Organizon dhe realizon koordinimin me organet e qeverisjes vendore për veprimtaritë e KDS.
Harton planin e bashkëpunimit civilo-ushtarak e koordinon veprimtaritë me subjektet shtetërore e private.
Siguron lidhje të vazhdueshme me OJQ, me median e shkruar dhe elektronike për mbështetjen e misionit të KDS-së.
Organizon dhe mbanë lidhje me komunitetin civil për problemet sociale që shoqërojnë zhvillimet aktuale e përspektive të efektivave të KDS-së.
Prezanton veprimtaritë kryesore që zhvillohen në KDS dhe në institucionet e vartësise në internet dhe në shtypin ushtarak.
Bashkëpunon me J-9 dhe shtabin e KDS për zbatimin e detyrimeve të programit të Mbështetjes së Emergjencave civile.
Roli i Degës së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak.
Dega e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak është dega e nëntë (G-9) e shtabit të KDS. Bën vlerësime për gjendjen e popullsisë civile dhe faktorëve që ndikojnë në zonën e operacionit, për të siguruar një mbështetje maksimale të personelit me qëllim marrjen e vendimeve sa me të drejta.
Ndihmon Komandantin e KDS në njohjen e situatës dhe aktorëvë që veprojnë në zonën e operacionit, për marrjen e vendimit.
 copy.jpg)
