Vizioni i Komandës së Doktrinë dhe Stërvitjes

ZHVILLIMI PROGRAMOR

Komanda e Doktrines dhe Stervitjes (KDS) përfaqëson një sistem te plotë të arsimimit dhe stervitjes individuale, të zhvillimit të doktrinës dhe të mbështetjes së stërvitjes kolektive për Forcat e Armatosura(FA).

Ky sistem, i integruar në kuadër të një komande, ka për mision të realizojë arsimimin dhe stërvitjen individuale të personelit të FA në përputhje me kërkesat e zhvillimeve moderne, duke synuar përgatitjen e personelit të FA për të përballuar kompleksitetin e misioneve të ardhshme në nivel kombëtar ose në kuadër angazhimesh ndërkombëtare.

Një tjetër përbërëse e rëndësishme e misionit të KDS është zhvillimi doktrinës së Forcave të Armatosura me synimin që duke ndjekur, studiuar dhe analizuar në vijimësi dhe me rigorozitet zhvillimet më të reja në fushën e strategjisë, të operacioneve, të taktikës, të shkencës, të teknologjisë dhe të eksperiencës së angazhimeve operacionale kombëtare dhe ndërkombëtare, të përpunojë gjithë ngrehinën doktrinore të domosdoshme për funksionimin normal të FA.

Mbështetja e stervitjes kolektive të FA është një tjetër dimension i rëndësishëm i misionit të KDS. Nëpërmjet mbështetjes kolektive KDS synon që të mundësojë stërvitjene njësive të FA në kushte optimale dhe sa më afër skenareve të mundshëm të operacioneve të së ardhmes.

1.1.1.1 Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes

Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për të kryer funksionet fillestare në kuadër të shtabeve ushtarake te niveleve të ndryshme. Ky program fokusohet në dhënien e njohurive bazë për fushat kryesore të drejtmit dhe komandimit ushtarak. Një qëllim tjetër i rëndësishëm i këtij programi është përzgjedhje e ushtarakëve që do të mund të vijojnë më tëj karrierën ushtarake dhe studimet e thelluara në fushën e mbrojtjes. Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes krijon parakushtet arsimore për marrjen e gradës ushtarake major si dhe krijon mundësinë për vijimin e studimeve të thelluara të mbrojtjes për ata akdemistë që realizojnë detyrimet përkatëse. Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes zgjat rreth tre muaj. Në këtë program marrin pjesë ushtarakë që kanë gradën e kapitenit.

1.1.1.2 Programi i studimeve te thelluara në fushën e mbrojtjes

Programi i studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes ka për qëllim të përgatisë drejtues të ushtarakë, të cilët duhet të jenë në gjendje për të marrë dhe ushtruar detyra me përgjegjësi drejtime në shtabe dhe përgjegjësi komandimi në funksione të rëndësishme në FA. Programi i studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes synon të aftësojë ushtarakët e përzgjedhur për të vepruar me kompentencë edhe në kuadër shtabesh dhe strukturash të tjera ndërkombëtare.

Programi i studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes përqëndrohet në fushat bazë të drejtimit dhe komandimit, duke u fokusuar në fusha të tilla si përgatija dhe planizimi i operacioneve ushtarake në kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, përgatitja, stërvitja, udhëheqja dhe drejtimi i strukturave, shtabeve dhe formacioneve ushtarake në kohë paqe krize, konflikti dhe lufte. Pjesë e rëndësishme e programit janë dhe studimi i thelluar i çeshtjeve të rëndësishme nga fusha e politikës së  mbrojtjes, strategjisë, operacioneve ushtarake, taktikës, ekonomisë, shkencave sociale dhe të sjelljes, menaxhimit, të drejtës dhe ligjit,historisë.

Programi i studimeve të thelluara të mbrojtjes krijon parakushtet arsimore për marrjen e gradës ushtarake nënkolonel si dhe mundëson marrjen e gradës shkencore master në fushën e studimeve të mbrojtjes për ata akdemistë që realizojnë detyrimet përkatëse.

Programi i studimeve të thelluara të mbrojtjes zgjat një vit akademik. Pjesëmarrsit e këtij programi përzgjidhen nga rradhët e atyrë që kanë përfunduar me sukses studimet në programin paraprak të studimeve të mbrojtjes.

1.1.1.3 Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë

Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë ka për qëllim të përgatisë drejtues ushtarakë, të cilët duhet të jenë në gjendje për të marrë dhe ushtruar detyra të larta me përgjegjësi drejtimi në shtabe dhe detyra komandimi në funksione të rëndësishme në FA. Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë synon të aftësojë ushtarakët e përzgjedhur për të vepruar me kompentencë edhe në kuadër shtabesh dhe strukturash të tjera ndërkombëtare.

Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë përqëndrohet në fushat bazë të politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes, në planizimin dhe drejtimin ushtarak në nivel strategjik dhe operacional, duke u fokusuar në fusha të tilla si përgatija, planëzimi,udhëheqja dhe drejtimi i operacioneve komplekse ushtarake në kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, përgatitja, stërvitja, udhëheqja dhe drejtimi i strukturave, shtabeve formacioneve të rëndësishme ushtarake në kohë paqe krize, konflikti dhe lufte. Pjesë e rëndësishme e programit janë dhe trajtimi i thelluar i çeshtjeve të rëndësishme nga fushat e politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes, strategjisë, operacioneve ushtarake, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, menaxhimit, të drejtës dhe ligjit,historisë.

Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë krijon parakushtet arsimore për marrjen e gradës ushtarake kolonel si dhe mundëson marrjen e gradës shkencore master në fushën e studimeve të sigurisë për ata akdemistë që realizojnë detyrimet përkatëse.

Programi i studimeve të thelluara të mbrojtjes zgjat një vit akademik. Pjesëmarrsit e këtij programi përzgjidhen nga rradhët e atyre që kanë përfunduar me sukses studimet në programin e studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes.

1.1.1.4 Programi i studimeve strategjike

Programi i studimeve strategjike ka për qëllim kualifikimin e drejtuesve të lartë ushtarakë e civilë për të marrë përsipër përgjegjësi drejtimi në nivelin strategjik ushtarak dhe civil. Ky program fokusohet në fushat e politikës së sigurimit, politikës së mbrojtjes, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimin e thelluar të institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, planizimin dhe drejtimin strategjik, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Programi i studimeve strategjike zgjat tre muaj. Në këtë program marrin pjesë ushtarakë me gradën kolonel ose civilë ekuivalentë nga institucionet e vendit. Programi është i hapur edhe për pjesëmarrje ndërkombëtare në kuadër marrëveshjesh ndërshtetërore.

1.2 ARSIMIMI

1.2.1 Arsimimi i Oficerëve

Oficerët konsiderohen si një ndër kategoritë më të rëndësishme të personelit të FA. Misioni i trupës së oficërëve është udhëheqja, drejtimi dhe komandimi i strukturave ushtarake të FA në kushte të paqes, krizës dhe të konflikteve ushtarake. Oficërët e FA duhet të jenë në gjendja që të marrin përsipër përgjegjësi drejtimi dhe komandimi si dhe t’i ushtrojë këto përgjegjësi më kompentencë të lartë profesionale në të gjitha situatat e mundshme. Si rregull trupa e oficerëve duhet të jetë në gjendje që ta plotësojë misionin e saj në kushte të situatave të vështira e komplekse, në kushte të informacionit të pamjaftueshëm, në kushte të burimeve të kufizuara materiale e njerëzore, në kushte të udhëzimeve dhe instruksioneve të kufizuara nga niveli epror, në kushte të kohës së pamjaftueshme dhe në kushte të rreziqeve të mëdha që përfshijnë edhe rrezikun për jetën e vet dhe të trupave në vartësi.

Përgatitja e një trupe  oficerësh që të jetë e aftë për të përmbushur më sukses këtë mision është një sfidë e madhe që kërkon:

Kandidatë me parakushte të mjaftueshme në drejtim të karakterit, edukimit, motivimit, arsimimit dhe kondicionit fizik, të cilët mund të sigurohen nëpërmjet fuksionimit të një sistemi modern marketingu dhe rekrutimi,

Një program modern arsimimi ushtarak, i cili mundëson në kohën optimale dhe me koston optimale përgatitjen e oficerëve të aftë dhe të gatshëm për të përballuar më profesinalizëm kompleksitetin e misionit.

Një trupë shumë profesionale dhe të motivuar, drejtuese, edukuese dhe mësimdhënëse, e cila mundëson transmetimin e vlerave dhe të njohurive të nevojshme tek trupa e oficerëve,

Një infrastrukturë moderne që mbështet realizimin e programit të arsimimit të oficerëve, e cila ofron kushte për edukim dhe mësim modern, kushte normale per jetesë dhe argëtim si dhe kushtë për zhvillim intensiv fizik.

Arsimimi i oficerëve është një proces i vijueshëm që fillon me ditën e rekrutimit në FA dhe përfundon në ditën e largimit prej tyre. Arsimi i Oficerëve kalon nëpër këto faza kryesore:

1.2.1.1 Rekrutimi i Oficerëve të rinjë

Rekrutimi i kandidatëve për oficerë përbën një ndër etapat vendimtare në procesin e arsimimit ushtarak. Qëllimi i rekrutimit është që të mundësojë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë të cilët ofrojnë parakushtet më të favorshme për t’u bërë oficerë të përshtatshëm nëpërmjet përvetësimit me sukeses të programit të arsimimit bazë.

Rekrutimi përfshin fazën e testimit përzgjedhës të kandidatëve si dhe fazën e stërvitjes ushtarake bazë.

Testimi ka për qëllim që nga numëri i kandidatëve që dëshirojnë të ndjekin karrierën ushtarake si oficerë të përzgjedhë ata që shfaqin cilësi të mira të një potenciali vlerash të karakterit, vlerash intelektuale si dhe kapacitetesh fizike. Këto tregues identifikohen nëpërmjet zbatimit të procedurave moderne të testimit të cilat përfshijnë vlerësimin e rezultateve të arritura në studimet universitare, vlerësimin e motivimit për të shërbyer në FA, vlerësimin e potencialit për të përballuar ngarkesën e misionit të drejtimit dhe komandimit ushtarak si dhe në verësimin e kondicionit fizik.

Për kandidatët që kalojnë me sukses fazën e testimit përzgjedhës realizohet faza e fundit e rekrutimit që përfshin zhvillimin e stërvitjes ushtarake bazë. Kjo stërvitje ka për qëllim formimin bazë ushtarak të kandiatëve duke transmetuar vlerat dhe shprehitë elementare të profesionit ushtarak. Faza e stërvitjes bazë është njëkohësisht vijim i procesit të përzgjedhjes.

Kandidatët që arrijnë të kalojnë me sukses stërvitjen ushtarake bazë rekrutohen si pjesëtarë të FA dhe kualifikohen si kandidatë për oficerë, ose si studentë ushtarakë.

Procesi i rekrutimit zgjat 7 javë. Në këtë proces marrin pjesë shtetas shqiptarë që plotësojnë kushtet përkatëse ligjore dhe që kanë mbaruar me sukses studimet universitarë (nileli i pare ose dhe i dyte). Në këtë proces, në kuadër marrëveshjesh shtetërore, mund të marrin pjesë edhe shtetas të huaj që plotësojnë të kriteret e rekrutimit.

Rekrutimi të bëhet në dy rrugë:

a. Bazë për rekrutim të kandidatëve për të vazhduar studimet për oficer,  të jenë kontigjentet që kanë përfunduar  arsimimin e lartë, duke përfshirë dhe ata që kanë përfunduar vetëm nivelin e parë të studimeve.

Në përfundim të studimeve të Kursit Bazë të oficerit, pra kur studenti është diplomuar për të shërbyer në specialitetin përkatës, për ata oficerë që kanë patur rezultate të larta në përfundim të arsimimit të lartë, por dhe në përfundim të Kursit Bazë, t’u krijohet mundësia për të ndjekur nivelin e dytë të studimeve me shpenzime të MM.

b. Si rrugë e dytë rekrutimi mund të jetë, me kandidatë që kanë përfunduar studimet në shkollat e mesme. Gjatë periudhës së studimeve të larta ato i nënshtrohen  zhvillimit të programit ushtarak, duke synuar që në përfundim të studimeve të larta, të kenë përfunduar fazën e parë të Kursit Bazë të oficerit. Në këtë rastë shpenzimet për vazhdimin e studimeve në Universitetet e vendit të përballohen nga MM.

Dhe në këtë rast për ata që arrijnë rezultate të larta në  fushën akademike dhe atë ushtarake, tu mundësohet ndjekeja e studimeve të nivelit të dytë me shpenzimet e MM.

1.2.1.2 Arsimimi baze

Arsimimi i bazë përfshin procesin që fillon menjëherë pas rekrutimit të kandiadatëve për oficerë. Qëllimi i këtij programi është që të edukojë, formojë dhe arsimojë oficerët e rinj të FA, të cilët të jenë në gjendje të njohin dhe të zbatojnë në praktikë bazat e profesionit të oficerit. Nëpërmjet programit të arsimimit bazë të oficerit transmetohen vlerat dhe cilësitë më të rëndësishme të profesionalizmit ushtarak si motivimi për të shërbyer me vendosmëri dhe bindje të thellë interesave kombëtare, gatishmëria për të marrë përsipër dhe zgjidhur detyra me përgjegjësi dhe rrisk të lartë, aftësia për të analizuar thellë dhë shpejt si dhe aftësia për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta. Pjesë e rëndësishme e qëllimit të programit të stërvitjes bazë të oficerëve është edhe transmetimi i njohurive bazë nga fushat themelore të udhëheqjes dhe drejtimit ushtarak, strategjia, operacionet, taktika, teknologjia, shkencat sociale dhe të sjelljes, shkencat politike dhe të shtetit, e drejta dhe ligji. Programi i arsimimit bazë ka edhe një përbërse të rëndësishme stërvitore, e cila përmbledh përgatitjen ushtarake, përgatitjen fizike dhe mësimin e gjuhëve të huaja.

Programi i arsimimit bazë zgjat rreth një vit akademik.

Në përfundim të programit të arsimimit bazë, kandidatët diplomohen dhe titullohen oficerë të FA dhe vijojnë drejpërdrejt programin e arsimimit special profesional. Përfundimi i sukseshmë i programit të arsimimit bazë ushtarak është parakusht edhe për marrjen e gradës së parë të oficerit të FA.

1.2.1.3 Arsimimi special profesional

Arsimimi special profesional ka për qëllim të transmetojë njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme profesionale të cilat u mundësojnë oficerëve ushtrimin me kompetencë të përgjegjësive të tyre drejtuese në kuadër të llojeve të trupave, armëve apo shërbimeve të ndryshme në FA. Gjatë këtij programi oficerët e rinj mësojë të drejtojnë me kompentencë profesionale njësitë bazë ushtarake(toge), sistemet e armatimit (trasportues i blinduar, anije, helikopter), të teknikës apo të pajisjeve ushtarake.

Programi i arsimimit special profesional zhvillohet në bazë të llojeve te trupave, armëve apo shërbimeve të FA. Në vartësi të llojeve të trupave, armëve apo shërbimeve të FA, faza e parë e programit të arsimimit special profesional zgjat nga 8 deri në 12 muaj.

Në përfundim të fazës së parë të programit të arsimimit special profesional oficerët e rinj licensohen për të shërbyer në trupën, armën apo shërbimin përkatës dhe fillojnë drejtperdrejt shërbimin si oficer në FA.

Faza e dytë e programit të arsimimit special profesional zhvillohet pas një periudhe të caktuar shërbimi në FA dhe ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për të drejtuar në një nivel më të lartë organizativ brenda llojit të trupës armës apo shërbimit.

Në përfundim të fazës së dytë të programit të arsimimit special profesional oficerët aftësohen për të shërbyer në nivelin e dytë organizativ të drejtimit ushtarak (kompani, ose ne shtabe batalioni si specialiste) si dhe fitojnë të drejtën për të aplikuar për gradën kapiten.

1.3 ZHVILLIMI I DOKTRINES

Me doktrinë të FA kuptohet e gjithë baza konceptuale, politike, strategjike, operacionale, taktike, administrative dhe speciale, e cila normon dhe rregullon veprimtarinë e tyre në të gjithë spektrin, që nga koha normale e paqes, ashtu dhe në kuadër të angazhimeve në kohë krize dhe lufte si na planin kombëtar ashtu dhe atë ndërkombëtar.