Misioni i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes
Arsimimi, kualifikimi, stërvitja individuale e personelit të FA, zhvillimi i doktrinës ushtarake dhe mbështetja e stërvitjes kolektive të FA.
Detyra kryesore e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shtabit dhe strukturave ndihmëse është planizimi, drejtimi, komandimi, kontrolli, dhe mbështetja me burime të mbrojtjes, burimeve njerëzore, ekonomike, materiale, dhe financiare për strukturat e varësisë së saj.
Shtabi i KDS ka për mision mbështetjen e Komandanti të KDS për planizimin, drejtimin, komandimin, kontrollin dhe administrimin e gjithë procesit të arsimimit, stërvitjes individuale, zhvillimit të doktrinës dhe mbështetjes së stërvitje kolektive në FA.
Qendra e Arsimimit dhe Stërvitjes ka për mision zhvillimin, planizimin, drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe vlerësimin e cilësisë së sistemit të arsimimit, stërvitjes individuale, zhvillimit të doktrinës, dhe mbështetjes së stërvitjes kolektive në FA me qellim arritjen e objektivave te misionit.
Per arritjen e ketij misioni QAS do te mbaj kontakte me institucionet arsimore civile e ushtarake brenda dhe jashte vendit dhe Qendrat e Ekselences te NATO-s per arsimim-stervitjen. Gjithashtu QAS te mbeshtes institucionet per rekrutimin, trainimin, arsimimin, planifikimin, testimin dhe vleresimin.
Qendra e Mbështetjes Logjistike ka për mision mështejen me burime materiale dhe me shërbime logjistike, administrative, infrastrukturore dhe ndihmëse për institucionet arsimimit, stërvitjes individuale, zhvillimit të doktrinës, dhe mbështetjes së stërvitjes kolektive në FA.
 copy.jpg)
