Misioni dhe Detyrat e Qendrës së Doktrinës
2. Misioni i Qendrës:
“Zhvillimi i Koncepteve dhe të Doktrinës Ushtarake, monitorimi i “Sistemit të Mësimeve të Nxjerra”, harmonizimi i “Procesit të Standardizimit në FARSH”, si dhe kontributi në zhvillimin e Doktrinës të NATO-s”.
4. Fushat kryesore të përgjegjësisë janë:
- Organizon, planifikon e realizon të gjitha veprimtaritë për hartimin e botimeve doktrinare të përbashkëta në FARSH.
- Monitoron dhe sinkronizon të gjitha botimet doktrinare të llojeve të forcave e të mbështetjes.
- Përpunon e zhvillon procedurat e vendimmarrjes dhe të komandimit, që përdoren në Forcat e Armatosura.
- Përzgjedh, përgatit e rekomandon ratifikimin e pjesshëm ose tërësor të dokumenteve doktrinarë të NATO-s, në bashkëpunim me SHPFA.
- Zhvillon konceptet në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe transformimit e zhvillimit të FARSH.
- Rishikon dhe harton “Direktivën e Standardizimit”, ndjek procesin e standardizimit dhe zbatimin e STANAG-ve në FA.
- Zhvillon sistemin e “Mësimeve të Nxjerra”, kryen kërkime operacionale, analiza të produkteve të sistemit të MN.
- Zhvillon oponencat për të gjithë doktrinat, manualet, rregulloret e hartuara jashtë Qendrës.
- Zhvillon konferenca, workshope, seminare dhe merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare për doktrinat dhe përfaqëson vendin tonë në komitetin e NATO – s për doktrinat.
- Zhvillon dhe realizon botimin e doktrinave, manualeve dhe rregulloreve, si dhe të katër edicioneve në vit të Revistës Ushtarake.
- Harton dhe zhvillon planet afatmesëm e afatgjatë të mbështetjes me materiale doktrinare, koncepte, rregullore e manuale të FA.
- Zhvillon trajnim-mësimëdhënie për doktrinat, konceptet, standardizimin dhe mësimet e nxjerra.
5. Detyrat kryesore për çdo degë:
DEGA E DOKTRINËS & STANDARDIZIMIT
• Ndjek dhe realizon planin e hartimit të Doktrinës Ushtarake, të doktrinave, manualeve dhe rregulloreve të përbashkëta, në përputhje me Hierarkinë Doktrinare të FARSH.
• Harton dhe rishikon “Direktivën e Standardizimit”, si dhe ndjek procesin e standardizimit e të zbatimit të STANAG-ve në FARSH.
• Analizon dhe vlerëson, para ratifikimit, STANAG-ët operacional, doktrinarë dhe material për FARSH.
• Koordinon punën dhe merr pjesë në procesin e hartimit të doktrinave të forcave.
• Analizon dhe vlerëson vlefshmërinë e përdorimit në FA të standardeve civile (BE).
• Përgatit raport analitik për çdo STANAG që kalon në Bordin e Standardizimit të FARSH.
• Zhvillon trajnim e mësimdhënie për doktrinat dhe procesin e standardizimit në FA.
• Zhvillon Website-n e Doktrinës & Standardizimit.
• Merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare dhe përfaqëson vendin tonë në grupet e punes për doktrinat dhe standardizimin.
DEGA E ZHVILLIMIT TË KONCEPTEVE & MESIMEVE TE NXJERRA
• Harton planet e kërkimeve operacionale & të zhvillimit të koncepteve në FARSH.
• Monitoron “Sistemin e mësimeve të nxjerra” dhe analizon produktin e tij.
• Zhvillon konceptet e përbashkëta, konceptet taktiko-operative dhe ato të mbështetjes.
• Analizon dhe vlërson mësimet e nxjerra në operacione dhe stërvitje në aspektin operacional, doktrinar dhe material.
• Planëzon dhe realizon kërkime për Objektivat e Forcës (Force Goals).
• Zhvillon trajnime-mësimedhënie për konceptet dhe mësimet e nxjerra.
• Zhvillon Website-n e mësimeve të nxjerra
• Merr pjesë në grupet e punës (JALLC) për mesimet e nxjerra në kolonat bazë DOTMLPFI.
DEGA E REDAKSISE/BOTIMEVE
• Realizon botimin e doktrinave, manualeve, teksteve dhe rregulloreve të hartuara.
• Përgatit dhe boton në 4 edicione Revistën Ushtarake (Organ teorik-shkencor i KDS).
• Harton planin e shpërndarjes së botimeve për destinacionin e caktuar.
• Siguron zbatimin e kontratës me shtypshkronjën, ku bëhet përpunimi teknologjik i shtypit dhe librit.
• Zhvillon dhe merr pjesë në konferenca, seminare, workshope dhe aktivitete të tjera, brenda dhe jashtë vendit.
• Respekton udhëzimet për sigurinë e informacionit në të gjithë veprimtaritë e saj brenda dhe jashtë FA.
 copy.jpg)
