Historiku i Qëndres së Doktrinës

1. Historik i shkurtër:

Qendra e Doktrinës është krijuar në vitin 2001, si Qendër Kërkimore e Shkencore në fushën e doktrinave dhe manualeve, nën vartësinë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vitin 2007, Qendra kaloi në vartësi të Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu” dhe, në vitin 2012 me emërtimin “Qendra e Doktrinës”, kalon përsëri si institucion studimor, në vartësi të Komandantit të KDS në fushat e doktrinës së përbashkët, doktrinave të forcave, standartizimit, mësimeve të nxjerra dhe botimeve në FARSH.

Fokusi i punës së saj, që prej krijimit ka qënë sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme të FARSH me doktrina, manuale dhe botime cilësore ushtarake, në kuadër të përmbushjes me sukses të misionit të tyre kushtetues.